faqja e pare > shendeti dhe sociale
Publikuar 18.6.2008
Keshilli bashkiak ne Torino, ka aprovuar nje mocion mbi luften kunder “drogave te perdhunimit”. Behet fjale per substanca pa ngjyre dhe pa ere te cilat, kur shkrihen ne uje ose ne çdo lloj lengu tjeter, nje kokteil te servirur ne diskoteke per shembull, bejne qe personi qe e merr, te jete i paafte per tu mbrojtur nga çdo lloj agresioni. Efekti i substances zhduket pas pak oresh pa lene asnje gjurme dhe me “te droguarin” qe s’mban mend asgje
Sipas mocionit, Kryebashkiaku dhe Keshilli bashkiak angazhohen qe te perfshijne qytetaret ne luften kunder dhunes ndaj grave, per te perthelluar, vleresuar dhe monitoruar fenomenin ne realitetin torinez dhe per te ndermarre veprimet e nevojshme kunder tij.
Gjithashtu eshte menduar te fillohet nje fushate sensibilizimi prane Asesoratit rajonal te Shendetsise, A.S.L-se dhe Proveditorato agli Studi. Do te realizohen gjithashtu materiale informuese posaçerisht per adoleshentet. Ato do te shperndahen ne diskoteka, bare dhe qendra ku mblidhen te rinjte duke vleresuar edhe marreveshjet me shoqatat me te medha perfqasuese te kategorise ne fjale.
Urdhri i Farmacisteve te Provinces se Torinos ka nisur nje seri kursesh persa i perket informimit dhe formimit ne shkollat tetevjeçare e te mesme. Instituti i pare i perfshire ne kete iniciative ishte liceu klasik Gioberti.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)