Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shendeti dhe sociale

Projekt social per femijet e shurdher shqiptare

Publikuar 10.7.2008

Keto dite eshte krijuar siti web i Magis qe i kushtohet problemit te shurdherise infantile ne Shqiperi. Fondacioni i Jezuiteve italiane per Zhvillimin merret qe nga 2001 me projekte per aplikimin e protezave akustike dhe per realizimin e nje laboratori teatral te integruar ku per here te pare femije te shurdher te kolegjit te Tiranes kane punuar se bashku me nje grup moshtaresh qe vijne nga shkolla e tjera te qytetit.

Ne sitin http://www.lerisorsedeldiverso.org/ , mund te shihen fotot me te bukura qe jane bere gjate spektaklit dhe te lexohen komentet e spektatoreve. Gjithashtu mund te kerkohen publikimet ne lidhje me projektin, si per shembull libri "Endrra e femijeve te Tiranes" me te cilin synohet sensibilizimi i nxenesve te shkollave shqiptare mbi problematikat e invaliditetit ne pergjithesi dhe shurdherise ne veçanti.

Ne 2008 ka nisur nje projekt i ri per diagnostikimin e parakohshem te shurdherise tek femijet, permes metodes se screening- ut degjimor, qe realizohet prane strukturave sanitare te qyteteve kryesore shqiptare si: Tirane, Fier, Shkoder dhe Durres.

"Projekti synon konkretisht qe te ofroje nje nderhyrje te efektshme kundrejt dy katogerive me femije hipoakustike" shpjegon koordinatori i projektit Giuseppe Mazzini, "ata te moshes 3 deri 6 vjeç dhe femijet nga 6 deri 8 vjeç, qe çdo vit hyjne ne Institutin per femijet qe s’degjojne per te ndjekur ciklin e detyrueshem te arsimit tetevjeçar".

Si analiza audiometrike ashtu dhe aplikimi ne vijim i protezave akustike do te realizohen nga bashkepunimi i personelit mjekesor e paramjekesor shqiptare me audioprotezistet italiane. Mbikqyrja e projektit do i besohet Servizi di Audilogia e Foniatria te Universitetit te Padovas, Modenas dhe Reggio Emilias, te cilet do te operojne ne bashkepunim me Orl-ne e Universitetit te Tiranes.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)