Pjesëmarrja e grave shqiptare në kontrollin citologjik
Ky material informativ në dy gjuhë, mbi Programin e kontrollit citologjik Prevenzione Serena, është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit e realizuar falë projektit “Pjesëmarrja e grave shqiptare në kontrollin citologjik” (Qershor 2010- Qershor 2011).
Projekti është i financuar nga Regione Piemonte e ka lindur nga bashkëpunimi i CPO (Qendra për Epidemiologjinë dhe Parandalimin Onkologjik në Piemonte) Qendra e Psikologjisë Transkulturore e Zyrës Baritore për të Mërguarit, Koperativa shoqërore Orso dhe disa pjesëmarrës të bashkësisë shqiptare.
Synimi i projektit është të përmirësojë pjesëmarrjen e grave shqiptare në shërbimet e parandalimit të tumoreve femërore. Përmes një metode direkte e bashkëpunuese (intervista e diskutime ne grup të bëra në Torino, Cuneo, Novara dhe Alessandria) janë përcaktuar disa faktorë që mund të favorizojnë ose të frenojnë pjesëmarrjen e grave shqiptare në programin e kontrollit.
Materiali i meposhtem është një nga rezultatet e kësaj pune.
Për më shumë informacion:
Anamaria Skanjeti
tel: 3405518874
anaskanjeti@yahoo.it
Depliant bilingue italo-albanese 4 (pdf)
Depliant bilingue italo-albanese 3 (pdf)