faqja e pare > shendeti dhe sociale
Publikuar 28.6.2007
Nje ambulator “Migrazione Salute” (Mi.Sa.) drejtuar emigranteve synon te parandaloje,diagnostikoje dhe kuroje patologjite infektive, vecanerisht semundjet seksualisht te trasmetueshme, infeksionet HIV, turbekulozin dhe hepatitin. Kjo strukture eshte aktivizuar ne qendren I.S.I ( informacione shendeti imigranteve) te ASL 3 ne via Azuni 8.
Eshte nje strukture territoriale – e para e llojit te vet ne Piemonte e dedikuar vecanerisht per semundjeve infektive – ne lidhje me Qendren Mi.Sa. ne spitalin Amedeo di Savoia, aktiv qe nga viti 1996 me qellim te ofroje pritje, keshillim dhe monitorim gjate periudhes se terapise,mbeshtetje per te semuret, integracion te sherbimeve ndaj emigranteve, te gjitha keto, sherbime qe kane mbi te gjitha parasysh statusin e veçante dhe veçantine e ketyre pacienteve.
“Tashme -shpjegon doktoresha Margherita Busso, infetivologe dhe pergjegjese e Mi.Sa. - Kemi zgjedhur te hapim nje ambulator ne territor per te qene me efikas ne parandalimin e diagnostikimin e HIV-it dhe semundjeve seksualisht te trasmetueshme. Spitali ne te cilin eshte gjithashtu aktiv nje ambulator yni, mund ti stepe keta utente, te cilet arrijne te shkojne vetem ne rast urgjence. Duke sjelle ne territor qendren spitalore e bejme me te lehte pjesmarrjen, me qellim per t'i dhene fuqi rrjetit te strukturave te cilat angazhohen me emigrantet”
Ambulatori Migracionit dhe shendetit ne rrugen Azuni eshte i hapur te henen dhe te marten nga ora 8.30 deri ne 12.30 ; te enjten nga ora 13.30 deri ne 16.30. Sherbimi eshte falas edhe per te huajt te cilet nuk jane me dokumenta te rregulla; Prenotimi nuk eshte i nevojshem dhe ne te funksionon edhe nje sherbim mediacioni socio-kultural per te huajt.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)