Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shendeti dhe sociale

Pensioni ne Itali dhe kushtet per ta marre ate

Publikuar 5.5.2008

Kur plotesohen kushtet per pensionin:

E drejta per pension plotesohet kur plotesohen kushtet e kontributeve dhe te moshes:

  • kontributet: minimumi 35 vjet vjetersi ne kontribute
  • mosha: 57 vjeç (ne fuqi qe nga viti 2002)

Mund te shkohet ne pension edhe vetem me vjetersi pune ( vjetersi kontributesh) dhe ne kete rast kjo vjetersi nuk mund te jete nen 37 vjeç

Gradualisht, qe nga 2002 deri ne 2007, periudha e vjetersise se punes do te rritet deri ne 39 vjeç: me pas nga 2008 e tutje, do te nevojitet nje vjetersi pune (kontributesh) prej 40 vjeçesh
Per disa kategori punonjesish do te vazhdohet te aplikohet regulli i vjeter, i cili ishte me i favorshem per plotesimin e kushtit te moshes dhe te vjetersise se punes. Keto kategori punonjesish jane:

  • Punetoret (te punesuarit te kualifikuar ne kontrate si punetore )
  • Punonjesit qe kane filluar pune me kontribute per te pakten nje vit rresht ne moshen nga 14 deri ne moshen 19 vjeç.
  • Punonjesit te vendosur ne mobilitet pune (e kushtezuar nga periudha e mobilitetit dhe nga vjetersia kontributeve me nje minimum prej 35 vjetesh.
  • Punonjes ne pune te veshtire ( ne rast pune te vestire, ulet mosha anagrafike e parashikuar per pension deri ne 56 vjeç)

Ku mund te prezantohet kerkesa
Kerkesa per pension duhet paraqitur ne çdo Zyre te INPS direkt ose nepermjet Patronateve te cilet ndihmojne falas punonjesit

Dokumentet qe duhen

  • Modeli i kerkeses (V01) mund te kerkohet ne cinedo zyre te INPS ose te Patronateve
  • Certificate anagrafike te treguara ne modulin e kerkeses ose te autoçertifikimit ne nje model qe duhet leshuar prane zyrave te INPS

Ekziston edhe nje tip tjeter pensioni per te moshuarit qe kane Karta Qendrimi dhe jane mbi moshen 65 vjeç. Ky lloj pensioni merret pavaresisht nese i huaji ka punuar ose jo ne Itali dhe ka te beje me ndihmen ndaj moshes se thyer. Shifra mujore rritet ndjeshem pas te 70-ave (shkon deri ne rreth 490 Euro). Kerokhet ne INPS dhe per kerkesen mund t'u drejtoheni perseri patronateve.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)