faqja e pare > shendeti dhe sociale
Publikuar 14.1.2008
Ne Torino mund te ushtrohet sporti i patinazhit ne akull prej te pakten 30 vjetesh por ne kete moment, si rralle ndonjehere me pare, ka mundesi shume me te medhaja per te zgjedhur vendin dhe orarin. Per Olimipaden e Torino 2006 u krijuan pallate te rinj sportive dhe atyre qe ekzistonin ju be nje rinovim i plote. Ne ditet e sotme, efekti olimpik, qe per fat nuk eshte shuar ende, deshira per te kaluar kohen me te tjeret ose thjesht moda qe i jep vendin e pare sporteve mbi akull, bejne qe pistat e patinazhit ne qytet te mbushen plot me njerez.
Palaghiaccio Massari. Pista e via Massari 11 eshte hapur çdo dite te javes perveç te enjtes. Pista eshte ndertuar tani se afermi dhe eshte e pershtatshme per ata qe duan te patinojne ne nje vend te qete dhe pa shume kaos(sidomos gjate javes).
Palaghiacio Tazzoli. Ne kete pallat sporti, te vendosur ne via San Remo, zhvillohen manifestimet sportive zyrtare. Per kete arsye, orari per publikun, qe perfshin te merkuren ne mbremje, te shtunen(pasdite dhe mbremje) dhe te dielen gjithe diten, mund te pesoje ndryshime. Pa dyshim qe pista eshte e nje cilesie te larte dhe e persosur per ata qe deshirojne ta praktikojne seriozisht kete sport.
Palavela. Palavela ashtu si dhe PalaTazzoli eshte ndertuar me rastin e Olimpiadave. Dhe kjo ben qe ne brendesi te tij te ndihet nje atmosfere magjike me shume se kudo. Eshte gjithmone emocionuese te patinosh ne qender te nje arene kaq te madhe, aty ku kane patinuar shume e shume kampione. Pa dyshim qe eshte pista me emocionante, edhe pse shpesh eshte plot me njerez. Per publikun eshte e hapur çdo mbremje nga e marta deri te premten, te shtunen dhe te dielen eshte e hapur edhe pasditeve. Ka raste qe mbyllet per periudha te caktuara me rastin e eventeve te medhaja te patinazhit artistik ose te short track.
Pista per te vegjlit. Nje nga pistat me te vogla te qytetit, qe vlen po aq per tu argetuar e ndoshta me pak per praktikimin e ketij sporti, eshte ajo e Mirafiori Motor Village ne piazza Cataneo 9.
Edhe jashte Torinos ka disa pista patinazhi. Me e aferta eshte ne Settimo Torinese, ne via San Mauro prane parco dei Gasperi. Behet fjale per nje piste te hapur, me dimensione paksa te vogla, ku mund te patinosh çdo pasdite dhe te dielen ne mbremje. Ndersa ne Pinerolo, ne bulevardin Grande Torino, mund te shfrytezohet per patinazh pallati i sportit qe eshte ndertuar per curling. Hyrja lejohet vetem te shtunen dhe te dielen. Pak me larg ndodhet vendi historik i patinimit, ai Torre Pellice, ne corso Lombardini. Edhe kjo piste eshte e hapur vetem te premten, te shtunen e te dielen.
Pra: sipas pikepamjes tone modeste, Palavela mbetet vendi me i mire si per tu argetuar ashtu dhe per te ushtruar sportin. Nderkohe qe per rastet e tjera, gjithcka varet nga kerkesat qe kane njerezit: qyteti ofron mundesi te ndryshme si per ata qe kerkojne miqesi te reja, vende plot me njerez e per pasoje me pak hapesire, ashtu dhe per ata qe kerkojne vetem te praktikohen.
Cilendo piste te zgjidhni, te jeni te sigurt se do te argetoheni, do te njihni njerez te rinj, dhe natyrisht do te beni pak sport te shendetshem.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)