Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shendeti dhe sociale

Kur kemi te bejme me infarkt?

Publikuar 23.4.2008

Nuk eshte gjithnje e thjeshte te kuptosh se kur ke te besh me nje infarkt te zemres. Personi mund te bjere ne toke ne formen e te fiktit dhe te çohet perseri e te vazhdoje aktivitetin pa e kuptuar se nderkohe zemra ka pesuar atak Pra, infarkti nuk nenkupton gjithmone dhimbje te forta e shenja te qarta.

Prandaj eshte e domosdoshme te dihen disa shenja me ane te cilave mund te dallosh se kur kemi te bejme me nje infarkt te zemres. Kjo do te shtonte shume gjasat qe personi me infarkt ta kaloje kete moment te veshtire sepse nese behet nje nderhyrje mjekesore brenda tre oreve te para pas infarktit terapia eshte shume me e thjeshte.

Per te dalluar nese kemi te bejme me nje infarkt te zemres ose jo ekzistojne disa menyra sa te thjeshta aq dhe efikase. Fillimisht mund t’i kerkohet personit te buzeqeshe. Nese ai nuk e ben duket se diçka nuk shkon ashtu si duhet.

Ne vijim mund ti kerkohet personit qe te shqiptoje nje fraze te plote, per shembull “une jam filani dhe sot eshte dite me shi”. Ne rastin kur ka pesuar infarkt, personi nuk do ja dale dot te shqiptoje nje fraze te plote.

Nje shenje tjeter eshte pamundesia e personit per te ngritur krahet lart sepse ne rastin kur ai ka pesuar infarkt nuk do mund ta beje kete. Prandaj edhe kjo eshte shenje dalluese per kete semundje. Gjithashtu mund t’i kerkohet te semurit te tregoje gjuhen. Nese kjo e fundit eshte e fryre dhe leviz vetem anash, perseri kemi te bejme me nje shenje te keqe dhe duhet te marrim me shpejtesi masat e nevojshe dhe te therrasim urgjencen.

Keto pra jane disa nga truket me elementare per te dalluar kete semundje qe jo gjithmone vjen me dhimbje te forta dhe te dallueshme. Nese arrijme te pikasim ne kohe nje infarkt rrisim shume probabilitetin qe i semuri ta kaloje kete infarkt e te sherohet. Keshtu qe pervetsimi i ketyre njohurive te thjeshta eshte shume i vlefshem


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)