faqja e pare > shendeti dhe sociale
Publikuar 5.5.2008
Eshtë një ndihmë ekonomike që merret në rastin e fëmijëve të lindur ose të adoptuar mbas një korrikut 2000.
Mund ta kërkojnë;
Në rastin e nënave jo komunitare, nuk mjafton leja e qëndrimit dhe duhet pasur domosdoshmërisht karta e qëndrimit.
Kërkesa duhet dorëzuar në INPS brenda gjashtë muajve nga data e lindjes ose e adoptimit të minorit (Në rast se nuk respektohet ky lloj afati nuk perfitohet ndihma e lindjes)
Nënave që nuk kanë asnjë lloj ndihme financiare gjatë lindjes në rrugë të tjera, ose që jetojnë në një familje të ardhurat e së cilës nuk kalojnë një kuotë të caktuar, mund të perfitojnë një ndihmë lindjeje të dhënë nga Komuna e rezidencës(për çdo fëmijë të lindur ose të adoptuar mbas dy korrikut 2000)
Për gratë jo komunitare edhe në këtë rast duhet pasur karta e qëndrimit (pa skadencë).
Ekziston edhe një lloj ndihme , e dhënë nga Komunat e rezidencës, bërthamave familjare me tre fëmijë të mitur, por kjo ndimë u jepet vetëm qytetarëve komunitarë.
Per ndihmën financiare të dhënë nga Komuna e Torinos ; Ufficio Assegni alle Famiglie, via C.I. Giulio 22 primo piano. Orari: të martë 10.00-12.00 të mërkure 14.00-16.00
Per informazione mund të telefononi në numrin falas : 800732040. Ndihmat e përshkruara më sipër nuk janë të mbledhshme.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)