Nga 1 janari 2011 kerkesat per subvencione papunësie mund të bëhet vetëm on line (me anë të internetit), dhe jo vetem ato. Ne fakt edhe shërbime të tjera që kanë të bëjnë me INPS (Istituto Nazionale della Previdenza Sociale -Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore) si pershembull regjistrimi i punetoreve shtepiak (colf), njoftimi dhe nderrimi i te punësuarit (behet nga familja – punedhenesi), çertifikatat e te ardhurave, kërkesa për ndihma për familjen (çeku familjar), etj.
Ndryshon gjithçka edhe per kompanitë, pasi qe prej asaj date (1 janar) çdo lloj njoftimi, ndryshimi dhe kerkese do te behet vetëm në formë elektronike (p.sh.regjistrimin dhe kërkesën për ndryshim të të punësuarve). Kerkesa per pensionin e pleqërisë dhe vjetërsise do të jetë ende e mundur te behet nga të moshuarit prane degeve te INPS-it te pranishme ne te gjitha qytetet.
Sigurisht, qe per te gjitha kerkesat e bera on-line, web do të jetë mënyra e vetme për të marrë një përgjigje nga INPS, gjithashtu on-line do te jete e mundur te merren te gjitha infomacionet e nevojshme dhe do te jete e mundur te deroghe edhe ankesat apo te informoni istitutin per veshtersite qe mund te keni.
Elvana Gjoka