Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shendeti dhe sociale

Te reja per imigrantet; shendetesore dhe ligjore

Publikuar 10.3.2008

Hapet nje pike e re dentare ne pjesen jugore te Qytetit, e cila drejtohet nga vullnetare dhe mund te perdoret nga te huajt per kuren e gojes. Nderkohe nga fusha juridike, nje gjykate shprehet ne lidhje me ekspulsionin (debimin) e personave te semure.

Hapet njesi e re dentare ambulatore – Shoqata Vullnetare Protesi Dentaria Gratuita
Njesia e re ambulatore dentare e drejtuar nga shoqata vullnetare e Protesi Dentaria Gratuita ndodhet ne via C.Negarville 8/28 – I° piano – tel. 0117793661 – e-mail info@protesigratuita.it

Vendim n. 1531 – 24/01/2008 mbi largimin e imigranteve klandestine te semure:
Edhe klandestinet e semure rende duhet te largohen nga Italia dhe nuk kane asnje pretekst per te mos ju bindur largimit te urdheruar nga Prefekti: behet perjashtim vetem ne rastin e nderhyrjeve te shpejta per shpetimin e jetes.
Vendimi i Gjykates ze fill nga nje ankese e paraqitur prej nje qytetari senegalez, banues ne Cagliari pa dokumenta, i cili ishte debuar dhe e kishte kundershtuar masen e marre para Gjykatesit (qe e kishte konfirmuar debimin) dhe ne vijim para gjyqtareve te Kasacionit.
“ Jane te mbuluar nga garancia e mosdebimit te perkohshem ato raste dhe vetem ata persona qe, ne vijim te nje nderhyrje kirurgjikale ose marrjes se ilaçeve esenciale per jeten duhet te qendrojne medoemos per te pare perfundimin e nderhyrjes kirurgjikale ose efikasitetin e terapise me ilaçe nderkohe qe perjashtohen ato raste qe kane nevoje per nje trajtim mbajtes ose kontrolli dhe qe nuk perfshihen ne rradhen e atyre qe i nenshtrohen nderhyrjeve mjekesore qe nuk mund te presin dhe jane urgjente”. Keshtu thote nje nga pasazhet me te rendesishem te vendimit: qytetari senegalez, qe kishte bere nje operacion delikat ne zemer, duhet te kthehet ne vendin e tij per t’ju nenshtruar terapise normale te kontrollit te gjendjes.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)