faqja e pare > shendeti dhe sociale
Publikuar 9.1.2008
Nje projekt sipas te cilit parashikohen 390 vendpushime ne te cilat do te kete vend per 4000 biçikleta. Keto jane shifrat e “Bike sharing per Torinon”, nje plan qe administrata torineze synon te realizoje ne nje hark kohor trevjeçar, ne tre faza, ne perputhje me fondet qe do te gjehen. Me vendim te keshillit, u aprovua propozimi qe ka te beje me fazen e pare te venies ne jete te projektit: 130 stacione per 1300 biçikleta, kostoja e se ciles mendohet te shkoje reth 2.652.000 euro. Kjo eshte nje shume qe administrata torineze mendon ta mbuloje me kontributet e Rajonit: ne te njejtin vendim te Keshillit u aprovua ne fakt pjesemarrja ne shpalljen rajonale publikuar ne buletinin zyrtar 25 tetorin e shkuar ku parashikohet bashkefinancimi i sistemit te dhenies se biçikletave me qira ne kuadrin urban.
“Bike sharing per Torino”, qe mendohet te filloje nga zbatimi pranveren e 2008, kerkon t’i pergjigjet se pari kerkesave te banoreve dhe personave qe zhvendosen per ne vendin e punes, duke pasur si objektiv nxitjen e perdorimit te mjeteve te ndryshme te transportit: automobil, transport publik lokal dhe biçileta, dhe te favorizoje me kalimin e kohes braktisjen e plote te mjeteve private. Strategjia e “bike sharing” eshte ne fakt nje nga instrumentet per reduktimi e trafikut te mjeteve private, qe per rastin e bllokimit te trafikut ofron nje alternative me te shpejte, me ekonomike, me funksionale dhe ekologjike ne krahasim me levizjen e motorizuar.
Nga te dhenat e nxjerra prej eksperiences se qyteteve te tjera europiane, parashikohet qe sistemi per dhenien e biçikletave me qira dhe sigurimi i korsive ku mund te qarkullojne keto biçikleta mund te çoje ne nje rritje te levizjes ciklistike perafersisht 40% sepse do te shtohet ne menyre te dukshme spostimi nga banesa drejt vendit te punes ose shkolles duke perdorur biçikleten.
Ne vizionin e administrates torineze, te interesuar per aktivizimin e nje sistemi te bike sharin do te jene edhe turistet, numri i te cileve vitet e ardhshme, fale Olimpiadave dhe ofertes gjithnje e me te madhe kulturore te Qytetit se ciles sot i shtohet edhe Reggia di Venaria, eshte i destinuar te rritet. Per kete mendohet qe te zbatohen edhe formula te posaçme per abonim me afat te shkurter, nga ai ditor, sipas formules çeek-end, deri tek abonimi javor.
Ne kete kendveshtrim, keshili bashkiak aprovoi qe ne shpalljen rajonale te jete edhe bashkefinancimi i projektit ‘bike sharing Turistico – Savoy Green çays”, perpunuar nga FinPiemonte per ti dhene qytetit nje udhe te re ku mund te qarkullojne biçikletat. Kjo piste shkon permes rezidencave mbreterore te Torinos per te arritur ne Reggia di Venaria. Per kete rast parashikohen 20 çiklostacione, 18 prej te cilave ne territorin e Torinos dhe 2 ne ate Venarias, me nje kosto qe mendohet te shkoje 573.600 euro.
Realizimi i projektit ‘Bike Sharing Turistico – Savoy Greençays’ varet nga konçesioni i kontributit rajonal dhe venia ne dispozicion nga Qyteti i fondit te Finpiemonte, plus verifikimi se sa i mundshem eshte per tu realiazuar ky projekt nga pikepamja ekonomike dhe financiare.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)