Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi > vende pune per te rinj ne fushen e turizmit

Vende pune per te rinj ne fushen e turizmit

Publikuar 10.6.2009

Jane te shumta ofertat e punes qe na vijne ne redaksine e sitit komunal nga kooperativat ose agjensite e animacionit dhe tour operatoret qe bejne perzgjedhjen e animatoreve ose personelit qe angazhohet ne fshatrat turistike dhe ne strukturat e tjera te vendeve te pushimit, si per sezonin veror ashtu dhe per ate dimeror.

Per nje informacion me te zgjeruar mbi mundesite e punesimit ne sektorin e animacionit dhe te turizmit mund te shikoni skedat e Informagiovani mbi…

Animatori turistik

Persa i perket punes ne fshatrat turistike, animatori eshte figura profesionale me e kerkuar. Kemi pergatitur nje skede informuese per ata qe duan te ushtrojne kete profesion.

Oferta Pune per Animatoret

Perveç sugjerimeve dhe adresave te nevojshme qe permbajne skedat po renditim me poshte te gjitha ofertat me te fundit te punes per animatoret (dhe per figurat e tjera profesionale te kerkuara ne fshatrat turistike) qe kane ardhur dhe jane arkivuar ne rubriken Ricevuto& Publicato

- D.O.C Kooperative qe e shtrin veprimtarine e saj ne sektorin e turizmit social dhe rinor duke marre pjese ne fusha te ndryshme si animacioni kulturor dhe shkembimet internacionale; projektet realizohen kryesisht per femijet e moshave te ndryshme dhe per personat me aftesi te kufizuar.

Zetabi Vepron ne sektorin e turizmit dhe bashkepunon me tour operators kryesore italiane. Kerkon animatore si per sezonin veror ashtu dhe per ate dimeror. Gjithashtu ben zgjedhjen e personelit per panairet dhe promocionet.

Eureka Animazione Agjensi qe zgjedh animatoret turistike sportive, per mini klub dhe per realizimin e spektakleve ne fshatrat turistike dhe hotelet ne jug te Italise.

I Grandi Viaggi Tour operator i themeluar ne 1931 qe ben seleksionimin e teknikeve te spektaklit, muzikante/pianobar, animatore te kontaktit dhe hostes, instruktore sportive te kualifikuar, animatore per femije, organizatore ekskursionesh, te specializuar per boutique. Te lartpermendurit e zhvillojne veprimtarine e tyre ne fshatrat turistike ne Itali (Sicilia, Sardegna, Puglia, Calabria, Trentino alto Adige) dhe jashte Italise (Dubai, Zanzibar, Kenia, Mauritius, Maldive, Greqi).

Holiday Service Zgjedh pergjegjes per animacionin, kujdestar plazhi, mesues per kercim dhe aerobi, instruktore tenisi dhe wind surf, recepsioniste/animatore dhe figura te tjera.

Time Out Srl Time Out, per llogari te tour operator italiane dhe hoteleve jashte Italise, ben seleksionimin per sezonin veror dhe dimeror te: animatoreve sportive, mini club, dj, balerine, koreografe, pergjegjes animacioni, skenografe dhe asistente.

Fun Factory Kjo shoqeri vepron ne fushen e turizmit duke seleksionuar dhe formuar personelin qe do te punoje ne fshatrat turistike. Njerez te specializuar ne fushen e Open Village (animacion shetites ne sherbim te administratave bashkiake ose asistente per hotelieret), te sportit dhe te montazhit te “Musical”.

Your Friends – Animacione e Spettacolo Agjensi e animacionit ne Toskane. Ben seleksionimin e personelit per sezonet verore dhe dimerore ne strukturat perkatese te Italise. Profilet: Animatore kontakti, instruktore sporti, mini club. Dhe gjithashtu, skenografe, kostumiste, dj, koreografe dhe balerine, kengetare, aktore dhe kabaretiste.

Samarcanda Shoqeri e specializuar ne sherbimin e strukturave perkatese te dimensioneve te medha, nder te cilat mund te permendim fshatin me te madh turistik ne Europe (Tanka Village e Villasimius). Kesisoj agjensia puneson personel pa vepruar si agjensi. Kerkohen : pergjegjes animatoresh, hostes, asistente mini babe dhe junior club, piano bar, skenografe, koreografe, kostumiste, balerine, showman, teknike zeri/drite, deejay, instruktore sporti, kujdestare plazhi, fotografe, video operatore, shitese etj.

Peter Pan Animazione Agjensi animacioni me disa seli ne Itali. Kjo agjensi zgjedh Team leader, animatore kontakti, Miniclub dhe instruktore sporti. Kerkon gjithashtu muzikante, instruktore te lundrimit me vela dhe windf surf, animatore te gjuhes gjermane dhe angleze, teknike zeri dhe dritash, koreografe dhe skenografe. Stazhi i formimit eshte falas.

Happy Time Service Agjensi e animacionit turistik qe seleksionon djem e vajza nga 18 deri 30 vjeç (balerine, instruktore fitnes dhe sporti, hostes, miniclub etj) per fshatrat turistike jashte Italise. Nuk eshte e domosdoshme njohja e gjuhes angleze.

Eventi animati Agjensi Animacioni dhe Spektakli ne Riccione qe e shtrin veprimtarine e saj ne strukturat e plazhit, hotelet, parqet ujore te Rivieres Adriatike.

Isst – Eventi & Animazioni Agjensi sherbimesh qe vepron ne sektorin e animacionit dhe te turizmit. Veprimtaria e saj shtrihet si ne Itali ashtu dhe jashte saj (Spanje dhe Egjipt) dhe bashkepunon me tour operarator internacionale duke formuar dhe drejtuar ekipe multinacionale me personel italian, gjerman, zviceran, anglez, belg, hollandez, francez dhe spanjoll. Kerkon personel per sezonet verore dhe dimerore.

La casa in Bosco Kerkon bashkepunetore ne sektorin e animacionit dhe te sigurise me moshe qe shkon nga 18 deri 26 per kinderheim-in e tyre; kandidatet duhet te kene diplomen e shkolles se mesme dhe eksperienca te meparshme.

Rainbow Animazione Agjensi e sherbimeve turistike qe meret me formimin dhe zgjedhjen e animatoreve turistike dhe hostes, si per sezonin veror ashtu dhe per ate dimeror, te gatshem per te punuar ne fshatrat turistike.

Art & Show Shoqeri sherbimesh qe vepron ne sektorin e animacionit, promocionit dhe spektaklit, veçanerisht ne fshatrat, rezidencat, hotelet dhe komplekset e ndryshme qe ndodhen kryesisht ne Italine qendrore – veriore plus edhe disa hoteleve ne Egjipt.

Claps Agjensi animacioni dhe shoqeri sherbimesh per turizmin ne San Marino. Ben zhgjedhjen, organizimin dhe formimin e animatoreve per sezonet verore dhe dimerore, per tour operators dhe per struktura te ndryshme turistike, si fshatra turistike dhe hotele.

Darwinstaff Ben zgjedhjen e animatoreve dhe asistenteve turistike qe do te punojne, per sezonet verore dhe dimerore, ne strukturat perkatese ne Itali dhe jashte saj, hotele, tour operators, anije udhetimi, agriturizem, parqe defrimi. Profilet qe kerkohen jane: hostess, miniclub, instruktore sporti, dj, skenografe, teknike audio, kostumiste, balerine dhe kengetare. Mundesi formimi per te zgjedhurit qe nuk kane eksperience.

Il mastio Merret me pushimet e femijeve dhe kete dimer organizon javet e bardha per djemte dhe vajzat qe vijne nga vende te ndryshme europiane. Java e bardhe zhvillohet ne nje lugine bergamaske. Kerkohen amimatore me nje njohje te mire te gjuhes franceze ose angleze dhe qe dine te bejne ski

Uappala Animazione Shoqeri e animatoreve per fshatrat turistike qe seleksionon : pergjegjes te animacionit, animatore kontakti, animatore babe/mini/young club, koreografe dhe balerine, instruktore fitnes; instruktore tenisi, instruktore te gjuajtjes me hark, te lundrimit me vela dhe windsurf, dj dhe teknike per audio drita, piano bar, skenografe, hostess, pergjegjes boutique. Preferohen persona qe njohin gjuhen gjermnane, franceze ose angleze. Formimi dhe stazhi falas.

Wintour Agjensi qe merret me animacionin, eventet artistike, kulturore, sportive dhe pushimet. Aktiviteti kryesor eshte organizimi dhe drejtimi i sherbimit te animacionit qe ofron kjo agjensi per strukturat e panumerta turirstike te vendosura ne territorin nacional gjate periudhes se veres, dhe per ate internacional gjate periudhes se dimrit.

VentaClub Ben zgjedhjen e personelit per fshatrat turistike ne Itali dhe jashte saj, gjate veres merret me sherbimet ndaj pushuesve, me animacionin turistik dhe sportiv. Kerkon persona ne fushen e animacionit, instruktore sporti, koreografe, skenografe, aktore, balerine, kostumiste, muzikante, disc – jockeey.

BlueSky Animation & Services Agjensi e Milanos qe kerkon pergjegjes per animatoret, animatore per miniclub, teknike zeri dhe drite, dj, instruktore sporti/fitness dhe animatore polivalente per sezonet e veres dhe te dimrit.

Fonema Torino Shoqeri e specializuar ne organizimin e eventeve te medha, kongreseve, konventave dhe panaireve. Gjithashtu ben zgjedhjen e personelit edhe ne fushen e asistences turistike.

Animandia community Shoqate pa perfitim qe operon ne internet per zhvillimin ne sektorin e animacionit permes sherbimeve dhe burimeve falas. Agjensite ortake (me teper se 400 sipermarrje) jane ne pjesen me te madhe agjensi te animacionit, strukturave turistike, tour operators dhe organizues pushimesh. Per çdo agjensi, personeli i kerkuar dhe adresat jane te publikuara ne Aniamandia dhe aspirantet animatore mund te zgjedhin lirisht ke te kontatojne mes ofertave te punes te paraqitura. Per me teper, keto agjensi ofrojne falas sherbimin “curriculum espresso” : kush kerkon pune dergon nje curriculum te shkurter dhe stafi ja paraqet kete gjithe agjensive ortake.

Blue Animation Team Blue Animation Team eshte nje agjensi e specializuar ne sektorin e animacionit turistik. Ajo ofron ekipe animatoresh per fshatrat turistike, rezidencat dhe hotelet ne gjithe Italine.

Eventi Animazione Shoqeri sherbimesh te animacionit, sportit dhe spektaklit ne Rome. Ajo selekton animatore, instruktore, teknike te spektaklit, hostess, etj. Per strukturat ne Itali (mes te cilave Piemonte dhe Valle d’Aosta) dhe jashte Italise.

Planet srl Shoqeri e specializuar ne seleksionimin e personelit turistik per Tour operator, vendet klimatike dhe hotelet. Ben seleksionimin e animatoreve per sezonet verore dhe dimrore qe do te punojne si pergjegjes, miniclub, instruktore sporti, skenografe, koreografe, fitness, kostumiste dhe dj. Merren edhe persona qe s’kane eksperience.

Smile company Organizon pushime per femijet (nga 6 deri 12 vjecç) ne Torino, ne hinterland, Emilia Romagna dhe Kalabri. Ben zgjdhjen e animatoreve dhe personelit per shtepite e pushimit. Kerkesat: mosha nga 19 deri 29 vjeç dhe nje diplome e shkolles se mesme; eshte i domodoshem frekuentimi i nje kursi formues organizuar nga shoqeria. Gate periudhes nga mesi i qershorit deri ne mes shtatorit kerkohet nje periudhe prek 15 ditersh ne te cilen personi duhet te jete disponueshem. Te dergohet me poste ose me faks kerkesa bashke me curriculum brenda marsit.

Macamon Shoqeri e formuar nga tre agjensi qe punojne ne fushen e animacionit turistik, udhetimit dhe formimit. Ben zgjedhjen e gjithe personave qe kane te bejne me animacionin, qofte edhe pa eksperience, per strukturat ne Itali dhe jashte saj.

Obiettivo Tropici Ben zgjedhjen e animatoreve profesioniste qe njohin mire te pakten nje gjuhe te huaj (preferohet gjermanishtja). Figurat qe kerkohen jane: pergjegjes animacioni, koreografe dhe balerine, pergjegjes sporti, organizatore turnesh, hostess/ Infopoint, teknik zeri dhe drite, specialiste pe mini club, tenis, instruktore aerobie dhe streching, skenografe, kostumiste, asistente, instruktore windsurf, instruktore te lundrimit me vela, shoqerues per sportin e skive, piano bar (me instrumenta personale)

Stile Libero By Pegaso Agjensi animacioni dhe spektakli ne Riccione. Kerkon animatore, edhe pa eksperience, per te punuar ne parqet tematike, hotele, plazhe, fshatra turistike.

GSAclub Agjensi ne sektorin turistik qe ofron sherbime animacioni, defrimi dhe asistence per fshatrat e pushimit ne Itali dhe jashte saj. Per animatoret nuk eshte e domosdoshme ndonje eksperience e meparshme por preferohet njohja e gjuheve te huaja. Gjate stazhit fjetja dhe ushqimi jane falas.

EnjoyFun Agjensi qe vepron ne sektorin e argetimit turistik me fshatra ne Itali dhe bashkepunetore jashte vendit. Nuk eshte e domosdoshme ndonje eksperience e meparshme. Figurat qe kerkohen jane: pergjegjes per fshatin turistik, pergjegjes per sport, asistente koreografe, balerine, animatore per sportin, kontaktin, miniclub, deejay, teknike drite, hostess, instruktore tenisi dhe harku.

Orovacance Agjensi e Padovas qe vepron ne sektorin e turizmit dhe ne veçanti e specializuar ne drejtimin e strukturave hoteliere ne gjithe Italine.

Holiday Sistem Shoqeri e Rovereto qe merret me organizimin dhe drejtimin e Qendrave verore te pushimeve, me karakter sportiv, per femijet nga 7 deri 16 vjec.

Esseanimazione Ben zgjedhjen e animatoreve, instruktoreve sportive, kujdestareve per plazhin, skenografeve, koreografeve, specialisteve te baby club per fshatrat turistike ne Itali

Flight time Agjensi e sherbimit turistik te Milanos qe merret me seleksionimin dhe formimin e personelit te asistences turistike per qendrat e pushimit – shoqerimeve – udhetimeve – asistences aeroportuale.

Sorrisi & Servizi Agjensi e Salernos qe merret me animacionin per strukturat turistike ne Campania dhe Kalabri per sezonet verore dhe dimrore permes stazheve dhe kurseve te formimit.

Livingston Equipe Shoqeri e animacionit me seli ne Rome e cila kerkon animatore qe do te punojne ne fshatrat turistike te administruar prej saj ne Itali (Sardenje, Sicili, Kalabri dhe Puglia) dhe jashte Italise (Spanje, Greqi, Kube, Santo Domingo, Maldive). Periudha e punes shkon nga prilli ne tetor, me mundesine per te shtyre kontraten. Bideda per seleksionimin behet ne Rome, Milano dhe Palermo.

Viva Team Shoqeri e Animacionit turistik dhe spektaklit qe pajton personel per fshatrat turistike ne Itali dhe jashte saj.

Maragu Shoqeri e animacionit turistik qe seleksionon animatore per te punuar ne fshatrat turistike qe admnistrohen prej saj ne Itali. Nuk eshte e domosdoshme ndonje eksperience e meparshme dhe jane parashikuar stazhe te formimit falas. Kerkohen pergjegjes animatoresh, koregrafe, skenografe, dj, teknik drite dhe zeri, mini klub, piano bar, hostess, balerine, instruktore te tenisit, kanoes, gjuajtjes me hark, surf, aerobi dhe fitness.

Staff at Play Agjensi e animacionit ne Rome. Seleksionon te rinj, edhe pa eksperience, per te punuar ne fshatrat turistike prane detit dhe malit qe i perkasin tour operator prestigjoze. Profilet qe kerkohen jane: pergjegjes stafi, pergjegjes animacioni, animatore te kontaktit/te turneve, piano bar, kengetare, kercimtare dhe koreografe, pergjegjes dhe animatore minclub, junior club, baby club, zhonglere, teknike zeri dhe drite, dj, skenografe, instruktore sporti (lundrim me vela, windsurf, kanoe, fitness, gjuajtje me hark, tenis), kujdestare plazhi, te specializuar per boutique.

69 Groove Animazione Agjensi e Animacionit turistik qe seleksionon djem e vajza per te punuar ne strukturat turistike italine. Ne veçanti kerkohen pergjegjes animacioni, pergjegjes per sportin, pegjegjes ditore, pergjegjes aigo, koreografe, skenografe, kostumiste, hostes, dj, piano bar, miniclub, junior club, kontaktues, instruktore te fitness, windsurf, tenis, kanoe, gjuajtje me hark, lundrime me vele, balerine, artiste.

Club Med Tour Operator qe disponon 120 fshatra turistike ne 5 kontinente. Merr ne pune çdo vit profile te ndryshem profesionale te mbiquajtur G.O (“Gentil Organizateur”) aktiviteti i te cileve shkon nga drejtimi tek gatimi, nga vallzimi tek lundrimi me vela etj. Paguhet prej organizates udhetimi i personave per ne lokalitetin ku jane caktuar, ashtu si dhe fjetja dhe ushqimi per gjithe periudhen e qendrimit. Pas bisedes se pare, per disa nga funksionet jane parashikuar prova te metejshme teknike dhe stazhe plotesuese te cilat jane te gjitha ne ngarkim te klubit.

Moonlight Staff Agjensi e animacionit turistik qe, per llogari te shoqerive te tjera dhe tour operator, seleksionon personel te destinuar per ne fshatrat turistike, rezidencat, hotelet, kampinget ne Itali dhe jashte saj. Per periudhen e veres kerkohen animatore, asistente turistike dhe operatore te spektaklit.
Play Servizi ed Eventi
Agjensi ne Biella qe merret me organizimin e sherbimeve dhe eventeve ne gjithe Italine, kryesisht merret me drejtimin dhe kontrollin ndaj ekipeve te animacionit ne brendesi te fshatrave dhe kampingeve. Organizon gjithashtu edhe sfilata mode.
Verde e blu
Agjensi e specializuar ne seleksionimin e personelit dhe qendrave turistike ne Itali dhe jashte saj. Selia ne Torino, me emrin Sogni in blu, merret kryesisht me manifestimet sportive dhe menaxhimin e fshatrave turistike dimerore dhe verore ne veri te Italise.