Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Te rejat nga Dhoma e tregetise ne Torino

Publikuar 24.9.2007

Dhoma e tregetise ne Torino ofron nje sherbim te gjere informacioni, orientimi dhe asistence ndaj gjithe atyre qe duan te nderrmarin apo te realizojne nje aktivitet te ri ekonomik. Ne kete hapesire do te gjeni gjithe te dhenat mbi temen 'si te hapesh nje aktivitet'.

Sipermarjet e reja

Sektori Siperrmarjet e Reja i kushtohet gjithe atyre qe duan te behen sipermares. Sektori pret te interesuarit pas nje takimi qe lihet me telefona dhe ofron sherbimet e meposhtme:

- sporteli i orientimit te publikut per fillimin e nje aktiviteti siperrmares

- analize te shanseve pro dhe kunder konotacioneve te ndryshme qe mund te kete ideja e sipermaresve te rinj

- informacion mbi detyrime te ndryshme administrative qe duhen permbushur para se te fillosh nje veprimtari ekonomike

- sqarim per mbi tremije lloj aktivitetesh te ndryshme, qe nga pika e referimit deri tek detyrimet, autorizimet, lejet dhe pengesat qe percaktohen nga legjislacioni i shumanshem kombetar dhe lokal

- Informacion instruktiv persa i perket plan biznesit, marketingut dhe tematika te tjera te drejtimit qe paraqesin interes

- Keshillime dhe dhenie e dokumentacionit specifik

Komiteti i Siperrmarjes femerore

Komiteti per siperrmarjen femerore sipas asaj qe parashikohet nga konventa mes Dhomave te bashkuara dhe Ministrise se Industrise, ka per qellim promovimin e iniciativave qe do te ndikonin ne zhvillimin e siperrmarjes femerore permes punes studimore dhe pergatitore

Financimi

Ky seksion permban informacion te nevojshem mbi menyrat e ndryshme qe perdoren per te stimuluar dhe favorizuar siperrmarjet e vogla dhe te medha duke patur nje vemendje te vecante ndaj asaj qe zhvillohet ne territorin e rajonit te Piemontes. Per cdo ligj ekziston nje skede ilustruese, treguesi per menyrat e shperndarjes dhe treguesi i enteve financiare te cilave mund t'u drejtohesh

Per me teper: www.to.camcom.it/guidafinanziamenti


Publikimi

Zyra ve ne dispozicion nje dokumentacion te zgjeruar sasior dhe cilesor qe mbulon si sektorin qe paraqet interes ashtu dhe nje rreth te caktuar teritorial ( statistika, studime te kryera me pare, bibliografi udhezuesish apo manuale praktike, lista te organizmave, te afte per t'ju pergjigjur pyetjeve te te interesuarve).

Iniciativa

Dhoma e tregtise, duke u mbeshtetur tek ndihma e eksperteve te kualifikuar, organizon kurse, konventa dhe seminare mbi nje tematike te percaktuar, me qellimin per te ofruar instrumenta te pershtatshem qe do te krijonin nje truall te favorshem per siperrmarjet e vogla apo te medha, me nje vemendje te vecante ndaj siperrmarjev te reja


Banka e te dhenave Eolo

Per te favorizuar me tej perhapjen sa me te gjere te informacionit mbi financimet, Dhoma e tregtise ka nenshkruar gjithshtu nje kontrate me Europrojket – http://www.europroject-online.it/FrSet_Home1024.htm – organizate e specializuar ne sektorin e financimit te siperrmarjeve. Kesisoj ju behet e mundur te interesuarve ne provincen e Torinos nje abonim me kushte favorshme ne Banken e te dhenave Eolo Seksioni I Piemontes mbi krijimin e kushteve lehtesuese per siperrmarjet, nje udhezues on-line mbi mundesite e financimit – nga burime rajonale, kombetare dhe komunitare – ne dispozicion te siperrmarjeve piemonteze

Per nje informacion me te zgjeruar vizitoni www.to.camcom.it/eolo


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)