Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Spazio Imprecario ne ndihme te atyre qe nuk kane pune stabile

Publikuar 14.1.2008

Spazio Imprecario eshte sherbimi i ri i specializuar ofruar prej Provinces se Torinos ne ndihme te stabilizimit te punetoreve qe gjenden ne kushtet e nje pune te pasigurt.

Ky sherbim mund te te ndihmoje qe te nxjerresh me teper ne pah aftesive e tua dhe te rritesh gjithashtu bagazhin e njohjes dhe eksperiences permes tre hapesirave te nje aktiviteti inovativ dhe fleksibel:
- sherbimet e personalizuara
- laboratoret didaktike
- takimet me teme te caktuar
Jane parashikuar gjithashtu edhe aktivitete te integruara mes informacionit dhe animacionit te cilat synojne ne rritjen e motivimit te punetoreve, ne shtimin e mundesive te ballafaqimit dhe shkembimit mes te interesuarve dhe mes ketyre te fundit dhe firmave, institucioneve, shoqatave, eksperteve dhe deshmitareve te privilegjuar.

Sherbimet e personalizuara bejne te mundur qe te percaktohet drejt se si do te mbushet formulari ne menyre qe i interesuari te jete me i qarte ne kerkimin, gjykimin, vleresimin, dhe hyrjen ne bisedime per nje vend pune.

Objektivat qe synohen te arrihen jane keto:
- nxjerrja ne pah e profilit profesional te te interesuarit
- percaktimi i nje strategjie te sakte per punesim
- dhenia e disa elementeve esenciale per tu orientuar ne menyre te pavarur ne tregun e punes.

Edhe laboratoret didaktike jane realizuar duke ndjekur logjiken e nje sherbimi sa me te personalizuar dhe zhvillohen duke u perqendruar te aftesite, intineraret e percaktuar ne funksion te nevojave te shprehura qe lejojne ndjekjen e objektivave specifike te zhvillimit personal dhe profesional.

Takimet me teme te caktuar behen muaj per muaj dhe lidhen me basenet me te rendesishem te “mundesive per pune” ne provincen e Torinos.

Fale ketyre takimeve mund te:
- marresh informacion mbi evolucionin e nje sektori te veçante prodhues dhe zanateve qe lidhen me te
- te biesh ne kontakt me firma te ndryshme dhe te diskutosh me pergjegjesit per burime njerezore te ketyre firmave
- te regjistrohesh per te vizituar firmat lider te sektorit.

Ne kete menyre krijohet nje vizion me i qarte per boten e punes dhe ne momentin e duhur kur shfaqet nje rast per pune mund te paraqitesh me mire e me sakte bagazhin tend profesional.

Ky sherbim ju drejtohet atyre qe ne periudhen nje vjeçare para adezionit ne kete sherbim;
- kane patur te ardhura vjetore me shume se 8.000 euro
- nuk kane punuar gjithsej me shume se 8 muaj
- ose kane nenshkruar me shume se dy kontrata pune me punedhenes te ndryshem.

Spazio Imprecario promovohet nga Provinca e Torinos qe merret drejtpersedrejti me koordinimin e aktiviteteve dhe integrimin e tyre me sherbimet e tjera te ofruara nga rrjeti provincial i Qendrave te Punesimit (Centri per l’Impiego)

Numeri falas: 800 924082

www.provincia.torino.it/spazioimprecario


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)