Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Shfuqizohet procedura per doreheqjen e vullnetshme

Publikuar 3.7.2008

Ne 25 qershor 2008 ka hyre ne fuqi Dekret Ligji n.122 qe ka te beje me dispozitat urgjente per zhvillimin ekonomik, thjeshtesimin, kompetitivitetin, stabilizimin e finances publike dhe ndarjen ne menyre te barabarte te taksave.

Ju informojme se me dekretin e siperpermendur, mes dispozitash te tjera ne lemin e Punes dhe Sigurimeve Shoqerore te cilat do te perthellohen ne vijim, duke nisur nga 25 qershori 2008 shfuqizohet ligji n.188 i 2007 ne lidhje me doreheqjet e vullnetshme (neni 38 paragrafi 10, germa 1, D.Lgs.122/2008).

Ne vijim te nje shfuqizimi te tille, punetoret qe duan ti paraqesin doreheqjen punedhenesit te tyre, nuk kane pse ndjekin me proceduren informatike te parashikuar nga Ministria dhe as te perdorin formularet standart te parapergatitur.

Me ardhjen ne fuqi te dispozitave te meparshme, ju kujtojme se, ne linje te pergjithshme, doreheqjet duhet te komunikohen, gjithmone duke pasur parasysh se ekziston rreziku qe ato te quhen te pavlefshme, ne format eventuale te parashikuara nga kontratat kolektive kombetare ose individuale. Gjithashtu, duhet saktesuar se doreheqjet e paraqitura me kete forme behen te efektshme ne momentin qe punedhenesi vihet ne dijeni, pavaresisht nga pranimi apo mospranimi i tij


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)