Publikuar 6.3.2008
Nga 11 janari 2008, njoftimi per punesimin e bashkepunetoreve familjare dhe kujdestareve duhet paraqitur nga punedhenesi ne Centri per l’Impiego (jo me ne Inps). Punedhensi duhet te dergoje nje model te unfikuar LAV ne Centro per l’Impiego te zones. Punedhenesi mund ta dergoje modelin ne dy menyra:
- Me ane te sherbimit informatik rajonal ku eshte vendosur selia e punes dhe te dergoje njoftimin e punesimit me rruge telematike, duke perdorur modelin UNILAV. Ky njoftim eshte i vlefshem edhe per Inps dhe Inail;
- Te perdore modelin leter, bashkangjitur qarkores se 21 dhjetorit 2007 dhe qe mund te shkarkohet nga siti i Ministrise se Punes (“scarica modeli”), ta dergoje ne Centri per l’impiego kompetente permes nje rekomandeje( fature A/R qe te deshmoje daten e dergimit dhe te marrjes) ose ta dorezoje dorazi (duke kerkuar ne kete rast nje fature qe te deshmoje date dhe oren e marrjes), ose ta dergoje me faks.
Parimi i shumvlefshmerise: per te gjithe punedhenesit qe marrin ne pune punetore te huaj jokomunitare, duke nisur nga 11 janari 2008, nuk do te jete e nevojshme te bejne njoftimin ne Sportelo Unico per l’Imigrazione ne lidhje me marredheniet e punes te krijuara, te ndryshuara, te zgjatura ne kohe ose te nderpreara, sepse njoftimet do te behen drejtpersedrejti nga Ministria e Punes per ne Ministrine e Brendshme. Natyrisht mbetet ne fuqi norma qe parashikon nenshkrimin e kontrates se qendrimit (contratto di soggiorno)per arsye pune, duke e derguar kete te fundit ne Sportelo Unico kompetent ne territor.
Rregullat kryesore në bërjen e kontratës së punës
Kontrata e qëndrimit për punë nën varësi duhet të përmbajë detyrimisht:
Kontrata e qëndrimit për punë nënshkruhet pranë Sportelit Unik për Imigracionin [Sportello Unico per l’Immigrazione] në provincën në të cilën jeton ose ka adresën zyrtare punëdhënësi.
Modulistika specifike për berjen e kontratës së qëndrimit që ka lidhje me punëtorin është :
Orari i punës
Orari duhet të vendoset midis palëve duke pasur si limit:
Pushimet
26 ditë pune ( pa llogaritur të djelat dhe festat gjatë javës). Pushimet, rroga e trembëdhjetë e TFR ( likujdimet) janë shtesë rroge në vend të ushqimit e fjetjes; nuk mund të jenë të likujduara çdo muaj: pushimet duhet të shfrytëzohen; muaji i trembëdhjetë paguhet në Krishtlindjet e çdo viti, TFR në fund të raportit të punës.
Sëmundja
Kompensimi për sëmundje paguhet nga punëdhënësi 50% për tre ditët e para; nga dita e katërt 100% për 8,10 ose 15 ditë në vit, në bazë të vjetërsisë së raportit të punës
Aksidentet
Kompensimi për aksidentet është në ngarkim të punëdhënësit që paguan 100% deri në ditën e tretë; nga dita e katërt është në ngarkim të INAIL dhe i paguhet nga instituti drejtpërdrejt punëtorit.
Leja e lindjes
Kur shtatzania është gjatë periudhës së punës, deri në fund të dorëheqjes së detyrueshme për lindje,punëtorja nuk mund të pushohet nga puna. Pagesa e lejes së lindjes është në ngarkim të INPS.
Detyrimet e punëtorit
Kujdes: mosdeklarimi korrekt i të ardhurave mund të sjellë probleme burokratike në momentin e kërkim të kartës së qëndrimit, bashkimit familjar ose kërkesës për nështetësinë.
Detyrimet e punëdhënësit
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)