Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Projekt punesimi ne Shqiperi

Publikuar 18.9.2007

Zyra Rajonale e Punësimit, Tiranë, me fondet e Ministrisë së Punës Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barbarta, çel programin gjashtëmujor 'Praktikat profesionale për punëkërkuesit që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit'.

Programi i praktikave profesionale do të kryhet pranë subjekteve private dhe shtetërore dhe nëpërmjet tij do të përfitohet:

- Praktikë profesionale;

- Pagesë ne niveli e pageses së papunësisë;

- Kontribut për Sigurimin nga aksidenti në punë;

- Vërtetim për eksperience pune;

- Mundësi për punësimin afatgjatë.

Studentët që kanë përfunduar studimet e larta ne 24 muajt e fundit të paraqiten menjëherë pranë Zyrës Rajonale të Punësimit, Tiranë, në adresën: Rr.”Vëllezërit Huta” (prapa Ministrisë së Jashtme), tel. 377846/7

Mund të aplikoni online menjëherë, në adresën e e-mail: zrp_tirane@yahoo.com

Dokumentat që nevojiten:

- kopje e diplomës së shkollës së lartë,

- lista e notave,

- çertifikatë lindjeje.

Apliko tani.

  • Tabela e subjekteve që përfshihen në program
  • Formulari i kërkesës për përfshirjen në program

  • © Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
    (Software powered by Big Medium)