Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi > portali piemontez i punes

Portali piemontez i punes

Publikuar 7.7.2009

La Borsa Lavoro Piemonte - eshte berthama piemonteze e nje projekti te madh me emrin Borsa Continua Nazionale del Lavoro, qe synon ta beje sa me te efektshem raportin mes Kerkeses dhe Ofertes per pune. Funksionet e sherbimit telematik i bejne me te drejpterdrejta dhe me transparente marredheniet mes personave ne kerkim te nje vendi pune dhe sipermarrjeve qe propozojne vende pune.

Lindur nga nje iniciative rajonale per permiresimin e ofertes publike te sherbimit dhe nderlidhjen midis sherbimeve te ndryshme provinciale, Borsa Lavoro Piemonte ofron informacion mbi gjithe sistemin rajonal te sherbimeve publike per punesim dhe mbi oferten private ne kerkim te punesimit dhe burimeve njerezore. Per me teper, nepermjet kesaj berthame mund te njihesh me sherbimet e vecanta provinciale dhe me qendrat per punesim te territorit.

Personi qe kerkon nje vend pune mund te konsultoje lajmerimet per pune e te kontaktoje me ane te e-mailit, lajmerimin qe i intereson. Ai mund te perfshije apo te modifikoje kurrikulumin e tij. Nga ana e tyre, ndermarjet apo punedhensit, mund te konsultojne curricilum-et e publikuara, te kontaktojne me ane te e-mailit ata qe ju interesojne, dhe te modifikojne ose te perfshijne ofertat per pune. Ne kete faqe jane paraqitur sherbimet territoriale te ndare ne pese makro kategori : Te kerkosh/nderrosh pune, Te kerkosh personel, Sherbime Publike per punesim, Sherbime private per punesim, Formim profesional. Brenda çdo kategorie mund te konsultosh link-et e referimit per tu informuar mbi gjendjen e zbatimit te sherbimeve dhe te njohesh me hollesi iniciativat ne nivel rajonal dhe provincial.

Sherbimet per te kerkuar apo nderruar pune.
Jane te shumta mundesite konkrete per ate qe deshiron te kerkoje apo nderroje vend pune. Me nje projekt te qarte profesional dhe nje informacion te perditesuar mbi lajmerimet lokale do te jete me e lehte per t'u orientuar mes mundesive te ndryshme per vende pune. Ne vijim renditen disa sherbime qe do te ndihmojne ne kerkimin e nje vendi pune.

Sherbime per te kerkuar personel
Ne rajon, ata qe kerkojne personel mund te shfrytezojne rruge te shumta per te arritur tek burimet qe i pershtaten kerkesave te tyre produktive. Ne vijim renditen link-et qe kane te bejne me kete proces.

Per informacione te metejshme mund te vizitoni Portale Lavoro del Piemonte .