Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Pensioni per te huajt qe punojne ne Itali

Publikuar 8.8.2008

Punetoret e huaj jo komunitare, qe punojne rregullisht ne Itali si te pavarur, autonome, ne varesi te dikujt, profesioniste te lire dhe sipermarres, kane mundesi qe te marrin, pas derdhjes se kontributeve per sigurimet shoqerore, te njejtat penisone te parashikuara per punetoret italiane.

Sidoqofte, ne rastin e punes ne varesi te dikujt, duhet qe punedhenesi te kryeje derdhjet per sigurimet shoqerore te parashikuara nga ligji. Kur behet fjale per nje aktivitet te pavarur, derdhjet duhet te kryhen direkt nga vete personi. Ne momentin kur pushon aktiviteti, nese jane plotesuar kekesat e parashikuara, personi ka te drejten e penisonit qe eshte ne ngarkim te Inps.

Nese personi deshiron te kthehet ne atdhe, ai mund te kerkoje njohjen e viteve te punes qe ka kryer ne Itali duke deshmuar pagesat per sigurimet shoqerore. Kjo vlen ne rastin kur ekziston nje konvente internacionale me Italine dhe vendin e origjines. Konventa te tilla i japin mundesi secilit vend qe te te likujdoje pensionin ne baze te legjislacionit perkates. Per kete qellim, e drejta per pension vleresohet duke marre parasysh kontributet e derdhura prane te gjithe vendeve ku personi ka punuar.

Punetoret jokomunitare qe kthehen ne atdhe, duke i dhene fund aktivitetit, nuk mund te kerkojne likujdimin e kontributeve te derdhura. Me aprovimin e ligjit Bossi-Fini, kjo mundesi s’ekziston me hyrjen ne fuqi te ligjti 189/2002. Keshtu qe duke nisur nga 2002, qytetaret jokomunitare, te cilet kthehen ne atdhe, nuk mund te kerkojne me rimbursimin e kontributeve te derdhura.

Gjithsesi, punetori ruan te drejten e sigurimeve shoqerore te maturuara dhe mund te perfitoje pension pas moshes 65 vjeç. Ky rregull zbatohet edhe ne mungese te nje akordi reciprok te shtetit italian me vendin e origjines.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)