Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi > oferte pune ne shqiperi

Oferte pune ne Shqiperi

Publikuar 14.7.2009

Zyra e Kooperacionit për Zhvillim e Ambasadës Italiane në Tiranë – Njësia Teknike Vendore – kërkon të përgatisë një listë me profile kandidatësh të interesuar të punojnë për këtë Zyrë, si bashkëpunëtorë/bashkëpunëtore në menaxhimin e projekteve dhe të programeve të zhvillimit. Ky lloj punësimi parashikon lidhjen e një kontrate lokale, me kohë të përcaktuar, sipas nenit 13 të Ligjit 49/87.

KRITERET E PËRZGJEDHJES
Kandidaturat do të përzgjidhen me procedurën e duhur, në bazë të kërkesave të përgjithshme dhe të preferuara si dhe të komptencave teknike të kërkuara e të detajuara si më poshtë. Theksojmë megjithatë, se fakti që dikush i përmbush të gjitha kërkesat, nuk është kusht për të zënë vendin e punës. Në rast se përfshihen në listë, kandidatët do të njoftohen me e-mail. Do të kontaktohen dhe përzgjidhen vetëm kandidatët e përshtatshëm për vendin e punës të lirë, me anë të intervistës. Përfshirja në listë i nënshtrohet miratimit të kandidatit çdo 12 muaj në se është i disponueshëm ose jo.

KRITERI I PËRFSHIRJES NË LISTË
Për tu përfshirë në listë duhen këto karakteristika:
• Kombësia: italiane
• Mosha: maksimumi 37 vjeç;
• Studimet: diplomë sipas sistemit të vjetër ose e specializuar (sistemi i ri) e lidhur me një nga sektorët ku vepron Kooperacioni italian në Shqipëri;
• Gjuha: njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, e folur dhe e shkruar; • Njohje e instrumentave kryesorë informatikë;
• Përvojë në një nga sektorët e veprimtarisë së Kooperacionit Italian në Shqipëri: të paktën tre vjet;
• Njohuri mbi Ciklin e Projektit dhe menaxhimin e tij, mbi normativat italiane dhe komunitare për Kooperacionin për Zhvillim, si dhe të metodologjive të adoptuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Kooperacionit imit për Zhvillim e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane për përcaktimin, hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve;
• Aftësi të mira për marrëdhënie ndërpersonale dhe familjaritet me punën në grup;
• Fleksibilitet dhe disponueshmëri për të udhëtuar në territorin shqiptar.
Do të preferohen edhe këto të dhëna:
• Diploma master dhe/ose kurse specializimi post laurea në Kooperacion për Zhvillim dhe në tema të tjera të lidhura me të;
• Gjuha: njohuri të mira të shqipes së shkruar dhe të folur;
• Përvojë në vendet në zhvillim: të paktën një vit.
Kandidatët e zgjedhur duhet të kenë çertifikatë shëndetësore pra të jenë fizikisht të aftë për punën që do të bëjnë dhe të jenë të disponueshëm për të filluar punë në Tiranë, brenda nje muaji që nga data e njoftimit. Duhet gjithashtu që të vertetojnë me dëshmi apo çertifikata gjithshka që kanë deklaruar në curriculum vitae.

PËRGJEGJËSITË
Per secilin prej sektorëve të veprimtarisë së kooperacionit italian në Shqipëri, kandidatët e quajtur të përshtatshëm për të zënë një nga vendet e punës do të kryejnë këto detyra:
• Të bashkëpunojnë në dhënien e asistencës teknike në mbështetje të palës shqiptare në programet e fiancuara nga Kooperacioni italian në Shqipëri;
• Të ndihmojnë në procedurat e tenderave për shërbime, furnizime me të mira materiale dhe punime;
• Të bashkëpunojnë në redaktimin, rishikimin dhe përditësimin e dokumentave teknike si: Termat e Referencës, Dokumentat e Tenderit, Plani i Prokurimeve, Dokumentat Kontabël etj.;
• Të verifikojnë gjendjen e ecurisë së projekteve të financuara nga kooperacioni italian në Shqipëri në sektorët e komptencës së tij ;
• Të mbajë kontakte dhe relacione me entet e tjerë financues dhe realizues të nismave të financuara nga Kooperacioni italian ne sektorët që janë në kompetencë të tij;
• Të ndihmojë NJTV në koordinimin me donatorët e tjerë (dypalësh dhe shumëpalësh), me agjencitë ndërkombëtare dhe me OJQ-të;
• Të bashkëpunojë në analizat e fizibilitetit teknik dhe ekonomik për projekte të reja të financuara nga Kooperacioni italian në Shqipëri, nën driten e strategjive kombëtare të zhvillimit si dhe të projekteve të donatorëve të tjerë;
• Të marrë pjesë në konferenca, seminare ose nisma të tjera me interes për sektorin e tij; • Të bashkëpunojë me kolegët për organizimin dhe pjesëmarrjen në evenimente publike të lidhura me aktivitetin ë NJTV;
• Të raportojë te Drejtori i NJTV mbi veprimtarinë e kryer.

PËRFSHIRJA NË REGJISTËR
Për tu përfshirë në regjistër duhet mbushur skeda e posaçme dhe të bashkëngjitet kopia e curriculum vitae (standardi evropian mundësisht). Per të vazhduar, klikoni link-un dhe ndiqni procedurën e treguar.