Publikuar 9.10.2007
Fondacioni Amedeo Pesce shpall Projektin 'Genesi', me synimin per te nxitur lindjen e bizneseve te reja per te rinjte me ane te nje perzgjedhjeje projektesh qe do te mund te prezantohen ne kete Fondacion.
Nga gjithe propozimet per projekte biznesi, Fondacioni do te zgjedhe ate qe e shikon me te mundshem per tu realizuar dhe do ta financoje nga kapitali i vet – deri ne 10000 euro – dhe nje kapital ne formen e huase me perqindjen e interesit zero – deri ne 30.000 euro – qe do te jepet nga institute financiare qe kane lidhje me Fondacionin. Me tej do te jete ky i fundit qe do te shlyeje per siperrmaresit e rinj interesat e vitit te pare te aktivitetit.
Fondacion do te ndjeke drejtimin e nderrmarjeve nga brenda, duke marre nje kuote te kapitalit social te seciles nderrmarje, kapital qe shkon nga nje minimum 25 % deri ne nje maksimum prej 40 %. Kjo do te behet ne proporcion me kontributin e kapitalit qe Fondacioni ka dhene.
Gjithsesi, siperrmaresit do te jene absolutisht te lire ne drejtimin e firmes se tyre dhe nuk do te ndihen asnjehere te vetmuar, sidomos ne momentet e para qe jane dhe me te veshtiret per nje sipermarje te re. Kjo do te realizohet fale konsulences dhe asistences falas te teknikeve dhe eksperteve te Fondacionit
Ideator i kesaj iniciative eshte vete Presidenti i Fondacionit, dot. Amedeo Pesce, me i riu docent universitar ne historine e Italise, perpos te qenit themelues i vargut te famshem te restoranteve ne franchising Bocconci ( una delle piu probabili matricole all Aim della Borsa di Londra) dhe aktualisht ne drejtimin e Grupit te familjes.
Fondacioni Pescee u krijua ne maj te 2005 nga Amedeo dhe Nikola Pesce, ne kujtim te babait te tyre – Don Amedeo Pesce – qe nderroi jete disa muaj me pare. Qellimi primar i Fondacionit eshte promovimi i kultures dhe shpirtit sipermarres ne Itali dhe ne Bote permes menyres se edukimit dhe kerkimit, por qe nga kjo dite, edhe permes stimulimit real te deshires per te "bere biznes".Detaje te metejshme mund ti gjeni ne sitin web te Fondacionit Pesce, ose edhe direkt ne faqen e projektit 'Genesi'
Adresa: Fondazione Amedeo Pesce - Progetto Genesi
via G. Noschese 15
84091 Battipaglia (Sa)
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)