Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi > në torino: unë punoj ... po ti?

Në Torino: Unë Punoj ... po ti?

Publikuar 4.3.2010
IoLavoro 2010

Në Torino, më 5 dhe 6 Mars do të zhvillohet edicioni i 8të i UnëPunoj, një pikë takimi e vërtetë ndërmjet kërkesës dhe ofertës së punësimit stinor, me mundësinë e një takimi pune të menjëhershëm.
Stina e verës tashmë po afrohet, dhe që tani fillojnë ofertat për shumë punë që do të lejojnë shumë të rinj që të kenë eksperiencat e tyre të para në fushën e punës. Në këtë aspekt, UnëPunoj që do të zhvillohet në Torino në Lingotto Fiere më 5 dhe 6 Mars 2010, konfirmohet si ngjarje “kulmore” për kë ofron punë në sektorin hotelier dhe në atë të turizmit në përgjithësi. Mjafton të mendosh që edicionin e kaluar, UnëPunoj, që u zhvillua në Tetorin e kaluar, pati rreth 8 mijë vizitues u zhvilluan rreth 12 mijë takime pune.

Risia më e rëndësishmë e UnëPunoj këtë vit, është që sipërmarrjet nëpërmjet nje sistemi shumë të thjeshte bilete, i japin mundësinë të pranishmëve që jo vetëm të dorëzojnë CV e tyre, por edhe të kenë menjëherë një takim të parë njohës pune.

Me pak fjalë, kushdo që është i interesuar që, verën tjeter të jetë një asistent i kuzhinierit apo kamarierit, ose të punojë tek estetistja apo instruktori sportiv, do të gjejë tek UnëPunoj, atë çka kërkon. Dhe jo vetëm në Itali: falë rrjetit Eures, UnëPunoj do të lajmërojë ata që do të kërkojnë të gjejnë punë jashtë Italisë, në një nga vendet e BE-së.