Nisme e Provinces se Torinos per te perballuar krizen e papunesise: formim per punonjesit qe kane humbur punen. Projekt ekseprimental.
Personat qe kane humbur punen ne periudhen nga 1 shtator 2008 deri ne 28 shkurt 2009, do te mund te kryejne nje kurs formimi, me qellim rikualifikimin dhe rihyrjen ne tregun e punes. Ne fakt jane disa kategori punonjesish qe mund te perfitojne nga kjo nisme ekperimentale. Pjesmarrja ne kurs do te mbeshtetet edhe nga nje shume te hollash, te caktuara si bonus per te interesuarin. Synimi i kesaj periudhe formuese, eshte perceptuar nga ana e Provinces Torinese, si nje ndihme direkte, ne perballimin e krizes se rende qe ka perfshire te gjithe Italine.
Ky eshte nje nga aksionet e para eksperimentale, te parashikuara nga marreveshja Stato- regioni e 12 shkurtit 2009 dhe realizohet ne koordinim me Rajonin e Piemontes dhe ne bashkepunim te ngushte me agjencite formative te akredituara qe veprojne ne province. Jane pikerisht keto te fundit qe propozojne dhe organizojne kurset kualifikuese qe kthejne periudhen e papunesise ne nje investim per te ardhmen profesionale.
Por kush mund te marre pjese konkretisht ne keto kurse? Sa eshte kontributi monetar i ofruar per pjesmarresit?
Kategorite e pjesmarresve jane percaktuar nga Rajoni i Piemontes, qe si kriter kryesor ka vendosur humbjen e vendit punes nga kandidati, ne periudhen 1 shtator 2008 dhe 28 shkurt 2009. Perparesi nga kjo kategori punonjesish do te kene:
- ata qe kane pasur nje pune nen varesi me limit kohe (lavoro subordinato a tempo determinato). Perjashtohen ata qe kane pasur pune shtepiake ose pune ne agrikulture. Kandidatet duhet te kene pasur nje kontrate me te pakten 180 dite dhe nuk duhet te bejne pjese ne kategorite qe perfitojne ndihme monetare si te papune.
- Te regjistruarit ne listat e mobilitetit qe nuk perfitojne ndihme monetare te parashikuara per te papunet( ne baze te l.236/1993)
- Aprendistet per te cilet ne mbyllje te kontrates nuk kane bere dot kontrate pa limit kohe (lavoro a tempo indeterminato). Keta te fundit jane gjithmone te perjashtuar nga ndihma monetare per te papunet, pasi kontrata e aprendistatit nuk e lejon nje ndihme te tille.
Kurset zgjasin te pakten 60 ore dhe pjesmarresit do te perfitojne nje pagese prej 530 Euro ne muaj, per nje maksimum prej 2 muajsh pjesmarrjeje ne kurs. Lista e kurseve mund te konsultohet prane Qendrave Provinciale per Punesim (Centri per l’Impiego). Keto te fundit kane detyre te kontaktojne punonjesit e regjistruar prane tyre dhe qe plotesojne kushtet e lartpermendura.