Një kooperativë sociale është një aktivitet që bashkon shumë persona të cilët venë në përdorim të përbashkët kompetencat e tyre profesionale për të zhvilluar aktivitete të natyrës sociale. Kooperativat sociale kryejnë shërbime për të realizuar integrimin shoqëror të të gjithë qytetarëve. Quhen ndryshe edhe kooperativa të solidaritetit , të cilat janë vënë në përdorim në bazë të ligjit 381 të vitit 1991.
-
Kooperativë e tipit A: Ofrojnë shërbime shoqërore – shëndetësore dhe edukative (ndërhyrja e ndihmës infermieristike në shtëpi; për të moshuarit, handikapatët ose minorëve; drejtimi dhe shërbimi i kopshteve për fëmijë, drejtimi dhe shërbimi i qendrave të riedukimit të minoreve ose për të droguarit ; Qendra të cilat zhvillojnë aktivitete kulturore të ndryshme, kurse për gjuhën dhe për edukimin bashkëkohor , seminare dhe takime, ekspozita dhe shfaqje teatrale)
-
Kooperativë e tipit B: Zhvillojnë aktivitete të ndryshme (bujqësore, industriale, tregtare e të shërbimeve) për integrimin në punë të personave me vështirësi fizike: Invalidë fizikë, psiqikë, (të shtruar nëpër istitute psiqike, persona në trajtim psikiatrik, të droguar, alkoolistë, të mitur në moshën e punës me situata të vështira familjare, të dënuarit me liri të kufizuar).
Për të huajt , zgjedhja e të punuarit për një kooperativë ose krijimi i saj së bashku me të tjerë, mund të jetë një mënyrë për të zhvilluar një aktivitet sipërmarrës e për të gjetur një punë të rregullt.