Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Kerkohen 'me qiri' marangoze, mekanike dhe xhenerik.

Publikuar 7.2.2008

Qendra e studimeve te Confartigianato leshon nje mesazh sos per krah pune, kerkohen edhe 71 mije punetore te zanateve te ndryshme. Vetem gjysma e kerkesave jane plotesuar.

Nuk gjenden me furrxhinj, mungojne parukieret ndersa hidrauliket, rrobaqepesit dhe zdrukthetaret kerkohen si floriri. Ne Italine e punes se pasigurt dhe te keqpaguar askujt nuk i pelqejne me keto zanate. Nderkohe qe ka plot vende pune: e thone vete artizanet, gjithnje e me te shqetesuar se s’po gjejne me njerez per tu besuar “dyqanin”. Ata jane te gatshen t’u mesojne zanatin dhe te punesojne per nje kohe te papercaktuar, por megjithate krahu i punes nuk gjendet.

Duke pare te dhenat e ofruara nga Unioncamere, qendra e studimeve te Confartigianato ka llogaritur se kerkesat e vitit 2007 u plotesuan vetem pergjysem. Ne total, ne deget e ndryshme te sektorit nevojiteshin 162.550 punetore por 71.358 nuk u gjeten dot. Vende bosh qe presin njerezit per pune. Nevojiten rreth 2.800 marangoze, me shume se 2300 furxhinj dhe punues makaronash, 8000 parukiere e hidraulike. Po asnje nuk pergjigjet per keto vende pune.

Sipas Giorgio Natalino Guerrino, president i Confartigianato, pas kesaj kerkese pa oferte fshihet nje boshllek kulturor dhe nje mangesi normative. “Boshlleku kulturor rrjedh prej faktit s’e askush nuk do t’i beje duart pis. Qe prej disa dhjetevjecaresh e ketej, puna e krahut shihet si pune e kategorise B; edhe vete familjet artizane i shtyjne femijet e tyre qe te kerkojne pune gjetke. Me mire nje vend i pasigurt ne ndonje zyre, me mire nje pune me sot e me neser ne sektoret e sherbimit sesa puna e krahut. Megjithese me kete pune, pas fitimit te eksperiences vijne edhe fitimet”.

"Ka ardhur koha qe ta ndryshojme kete tendence dhe tu japim ketyre puneve dinjitetin qe meritojne, thote Guerino. Vitet e fundit, po te mos kishte qene kontributi i te huajve, shume biznese do te kishin hyre ne nje krize te thelle. Sa per nivelin normativ, kjo kerkon nje angazhim serioz persa i perket periudhes se mesimit te profesionit, pa te cilen – siç thone artizanet – nuk mund te fitohet zanati".

Pra kerkohen punetore te rinj dhe artizanet japin siguri se do tu mesojne atyre zanatin. “Ne 2006 – sakteson Confartiginato – sipermarjet e vogla i kane kushtuar periudhes se mesimit te zanatit 103 milione ore duke shpenzuar 1,6 miliarde euro, dmth dyfishin e 873 milion euro te harxhuar per mesim zanati nga sipermarrjet e medha”. Sipas nje hetimi nga brenda, 70 % e fillestareve do te punesohen me pas pikerisht aty ku mesuan dhe zanatin, dhe ne fakt – sipas Confartigianato – eshte pikerisht sektori i sipermarrjeve te vogla ai qe krijon me shume vende pune( ne 2006 me teper se 36.100 vende pune u krijuan nga sipermarrjet me jo me shume se 19 te punesuar nderkohe qe sipermarrjet e medha kane humbur 114 mije). Per me teper, ne permbyllje te studimit thuhet se “ja vlen te kujtojme qe ne firmat e vogla perdoret gjeresisht metoda e punesimit me kontrate per nje kohe te papercaktuar: ne firmat me jo me shume se 20 punetore, kjo kuote kalon 90 per qind te te punesuarve”


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)