Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Kantiere pune per persona te kualifikuar

Publikuar 11.7.2008

Kritere te pergjithshme
Qyteti i Torinos synon te integroje permes Kantiereve te Punes, te papunet qe zoterojne nje diplome te shkolles se larte, diplome te shkolles se mesme pesevjeçare ose diplome te shkolles se detyruar me nje dyvjeçar profesional, ose ndonje titull tjeter te njohur ligjerisht.

Kushtet per pranimin ne kantieret e Punes:
Para se te paraqitet kerkesa per Kantieret e Punes duhet pasur parasysh plotesimi i ketyre kushteve:

  • rezidence e vazhdueshme ne Torino duke filluar qe nga 31/5/2007
  • data e lindjes te jete para 31/5/1977
  • te kesh kerkuar per pune ne Centro per l’impiego te Torinos ne nje date qe s’e kalon 31/5/2006 (24 muaj nga 31/5/2008);
  • paraqitje e nje certifikate ISEE per te ardhurat e 2007 qe s’duhet te jene me shume se 13.000 euro
  • te kesh leje qendrimi sipas te gjitha ligjeve ne fuqi per qytetaret jokumunitare.
  • te mos kesh marre pjese ne Katieret e Punes si punetor i kualifikuar ose i pergjithshem ne dy vitet e fundit.
  • te kesh ne zoterim titujt shkollore te kerkuar ( diplome e shkolles se larte ose te mesme pesevjeçare, dipome te shkoles se detyruar me nje kurs dyvjeçar profesional ose tituj te tjere qe njihen ligjerisht)
    • Ne paraqitjen e kerkeses per tu futur ne Kantieret e Punes, personat e interesuar duhet te perdorin vetem modelin qe perfshihet ne shpallje.

    Kerkesat mund te paraqiten nga 16/7/2008 deri ne 30/7/2008, prej ores 14.00 deri ne 15.00, prane Divisione Lavoro Formazione e Sviluppo Economico – via Braccini 2 Torino.

    Paraqitja te dhenave te rreme ne kerkese do te sjelle pasoja civile dhe penale, plus perjashtimin nga lista e Kantiereve te Punes.

    Te dilplomuarit ose te kualifikuarit qe kane paraqitur kerkese per shpalljen e pergjithshme 2008/2009 jane te çliruar nga paraqitja e kerkeses dhe emrat e tyre mund te perfshihen ne listen e nje shkalle me lart pas paraqitjes se ISEE per te ardhurat e vitit 2007.

    Periudha maksimale e perfshirjes ne kantiere eshte 12 muaj. Kjo periudhe mund te jete edhe me nderprerje te cilat nuk duhet te shkojne me shume se 130 dite. Ne perfundim te 12 muajve, kantieristit i hiqet emri nga lista.

    Linku origjinal i bandit per pune ne pdf


    © Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
    (Software powered by Big Medium)