Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Io Lavoro

Publikuar 6.10.2008

Ne 10 dhe 11 tetor, ne Palasport Olimpico te Torinos, do te zhvillohet edicioni i peste i manifestimit IOLAVORO qe eshte nje pike takimi mes atij qe ofron dhe atij qe kerkon pune. Sipermarrjet qe jane ne kerkim te personelit per sezonin dimeror, si hotele, tour operator, qendra estetike etj, do te jene te shumta. Oferta behet dhe me e pasur nese njihet nje gjuhe e huaj dhe nese aplikanti ka nje eksperience te caktuar ne sektoret e ndryshem. Gjithsesi jane te mirepritur personat pa eksperience mjaft qe te jene te perkushtuar dhe plot entuziazem.

 

Edhe ne kete edicion do te jene prezente rrjeti Eures, Servizi Europeri per l’Impiego, te cilat do te ofrojne mundesi te panumerta pune per ne vendet e Bashkimit Evropian. Do te jete prezente gjithashtu Agenzia Nazionale per l’Impiego e rajonit francez Rhones-Alpes me mundesi interesante pune ne Savoia dhe Alta Savoia.

 

Gjate aktivitetit do te jete aktiv nje sherbim konsulence falas qe ofron ndihme per mbushjen sa me mire te curriculum vitae dhe ne paraqitjen sa me mire gjate intervistes per pune. Gjithashtu te dhenat personale mund te futen ne nje banke te dhenash, e cila do te shqyrtohet nga sipermarrjet e ndryshme edhe pas mbylljes se ketij manifestimi.

 

Behet fjale per OlyJobNet, nje sistem telematik qe eshte si nje vend takimi mes kerkeses dhe ofertes per pune. Ky vend takimi s’eshte vetem virtual: Sportelli OlyJob Point eshte nje sherbim i Centro per l’Impiego te Torinos qe eshte ne dispozicion te punetoreve dhe sipermarrjeve gjate gjithe vitit.

Nese vjen nga larg mund te strehohesh ne ditet 10 dhe 11 ne nje strukture pritese ku tarifat do te jene promocionale dhe deri ne zenien e te gjitha vendeve te lire. Per kete duhet bere nje prenotim paraprak ne numrin e telefonit 011 227 1159.

Ky manifestim zhvillohet nne kujdesin e larte te Presidentit te Republikes dhe promovohet nga Provinca e Torinos.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)