Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Guide ne shqip nga INAIL

Publikuar 27.12.2007

INAIL ka nxjerre nje guide shume gjuheshe ku jep informacione te rendesishme ne lidhje me aksidentet ne pune. Kjo guide vjen ne nje moment kur shifrat mbi aksidentet ne pune jane ne nivele shume te larta, dhe ne keto statistika te trishtuara, shqiptaret kane nje perqindje teper te larte.

Qe prej njeqind vjetesh Istituti Kombetar per Sigurimin nga Incidentet ne Pune (INAIL) mbron punetoret gjate kryerjes se punes. Ne rast aksidenti ne pune, puntoret e siguruar nga firmat ku punojne marrin nje shperblim ekonomik, qe i ndihmon te perballojne kurat mjeksore djhe gjithçka tjeter kane nevoje per te bere te mundur qe te integrohen perseri ne familje, ne shoqeri dhe ne pune.

IAILi impenjohet çdo dite ne ndihme te punonjesve dhe te punedhenesve, ne drejtim te respektimit te rregullave per parandalimin e aksidenteve. Gjithçka ne drejtim te evitimit te ngjarjeve te dhimbshme. Kjo guide shumegjuheshe e cila eshte pergatitur edhe ne gjuhen shqipe eshte vetem nje hap i vogel: por duke e lexuar me kujdes, do te kuptosh me mire shume gjera.

Keto jane vetem disa nga te dhenat qe kane lidhje me incidentet ne pune, por shifrat nuk mund te tregojne absolutisht vuajtjen qe fshihet pas tyre, ne fakt pas çdo numri ka nje njeri, nje familje qe vuan;
89.000 incidente ne pune çdo muaj
3.500 vdekje ne keto incidente ne tre vitet e fundit
103.000 aksidentime ne ndertim gjate vitit 1999
872.000 aksidentime neper firma te ndryshme gjate vitit 1999
1.238.000 invalide pune deri ne 31.12.99

Pakujdesia, hutimi, nxitimi, mungesa e eksperiences, siguria e tepert jane disa nga motivet kryesore te numrit me te madh te aksidenteve ne pune. Eshte nje teme e rendesishme sjellja korrekte ne lidhje me kushtet e sigurise ne pune. Disa kujtesa te vogla ne momentin e duhur mund te evitojne probleme te medha ne te ardhmen.

Cdo dite mund te veresh ne rruget e qytetit, ne shtepi dhe ne shkolle nese ambienti perreth eshte nje ambient i sigurte ose jo. Ka rreziqe te papritura dhe qe nuk dallohen, por ka edhe rreziqe te tjere, kaq te dukshem sa nuk mund te besh sikur nuk i sheh.

  • Ne shtepi prane nje furnelle elektrike ose me gaz, por edhe prane prizave te korrentit, kontakti me produktet e ndryshme kimike, perdorimi i shkalleve jo te sigurta.
  • Ne shkolle rreziqet mund te fshihen ne bankat e demtuara, neper laboratoret mesimore, ne palester ose edhe ne ambiente jo fort te ndriçuara.
  • Neper kantiere ndertimi impalkaturat perbene nje rrezik konstant dhe shume konkret per puntoret dhe ky rrezik mund te parandalohet me perdorimin e parapetave dhe te rrethimit te sigurise, por edhe me rripa sigurimi dhe sisteme ankorimi.
  • Ne fshat dhe ne punet e bujqesise, duke perdorur traktorin dhe mjete te tjera mekanike duhen respektuar disa masa te thjeshte dhe baze te sigurimit per te parandaluar aksidentet
  • Kaske, doreza, kepuce kunder aksidentimit, kufjet kundra zhurmes, syze per te mbrojtur syte nga ciflat, jane nje strateghi ideale per te parandaluar aksidentet me pasoje per shendetin dhe per jeten.

    Kujdesi nuk eshte kurre i tepert dhe siguria kurre ne nivelin e duhur.

© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)