Publikuar 14.3.2008
Per gjithe te interesuarit
Sipas ligjit n. 188/2007, kush deshiron te nderprese marredheniet e punes eshte i detyruar ta shprehe vullnetin e tij ne lidhje me kete duke perdorur nje formular te posaçem ministror qe ka nje vlefshmeri maksimale prej 15 ditesh, ne te kundert konsiderohet e pavlere zgjidhja e kontrates per kategorite e meposhtme te marredhenieve te punes:
- pune ne varesi te dikujt ( neni 2094 i kodit civil, perfshi ketu edhe marredheniet e punes ne administraten publike po aq sa dhe punet shtepiake);
- bashkepunim i koordinuar dhe i vazhdueshem, edhe me projekt, duke nenkuptuar me kete gjithe tipologjite e marredhenieve te punes qe ligji i ka kualifkuar si te parandervarura
- kontrata pune te nje natyre rastesore, ( neni 61, paragrafi 2, d.lgs. n. 276/2003, ne te cilen edhe pse mungon vazhdimesia ekziston marrveshja me porositesin – le c.d. “min co. co. co.”);
- shoqeri me pjesemarrje (neni 2594 e ss i kodit civil, vetem nese karakterizohen nga kontributi i punes, edhe jo ekskluziv, nga ana e ortakeve, duke perjashtuar vetem punetoret qe jane te regjistruar ne librin e punes);
- ortake kooperativash, ( neni 1, paragrafi 3 i ligjit n. 142/2001, siç eshte modifikuar nga neni 9, paragrafi 1, germa a) i ligjit n. 30/2003 dhe plotesimet e modifikimet e metejshme)
Ku te drejtohesh
Subjektet ndermjetese te cileve mund tu drejtohesh per te marre falas formularin, pavarsisht nga vendi ku punetori banon ose ushtron aktivitetin e tij, jane:
Drejtorite rajonale te Punes
Drejtorite Provinciale te Punes
Inspektoriatet e punes te provincave Autonome te Trentos dhe Bolzanos
Inspektoriatet e Rajonit Sicilian
Centri per l’impiego
Bashkite
Organizatat sindakale te punetoreve
Institutet e patronatit
Ligji n. 188/2007 (neni 1, paragrafi 6) parashikon, per me teper, brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit, mundesine e nenshkrimit te marrveshjeve ad hoc ( skema e mareveshjes do te aprovohet me nje dekret te posaçem te Ministrise se Punes) me Organizatat sindakale te punetoreve dhe me Institutet e patronatit, gje qe do tu japi mundesi edhe ketyre subjekteve te kualifikohen ne vleftesimin e formulareve
Kur
Doreheqjet e Vullnetshme zbatohen ne te gjitha rastet e zgjidhjeve te njeanshme te kontrates nga punetori siç parashikohet ne nenin 2118 te kodit civil, duke patur parasysh edhe paralajmerimin i cili eshte po aq i detyrueshem. Nuk kane asnje vlere doreheqjet e dhena me modalitete te ndryshme nga ato te percaktuara ne Dekret.
Nuk parashikohet asnje perjashtim, as nga ana juridike dhe as persa i perket sektorit ekonomik te cilit i perket punedhenesi.
Gjithashtu, ligji vlen per te gjithe punetoret qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne varesi te dikujt, po aq sa dhe atyre qe, sipas nenit 2222 te kodit civil, angazhohen ne kryerjen e nje vepre a sherbimi ne kembim te nje tjetri, duke punuar vete pa qene te varur (c.d. mini co.co.co)
Ligji nuk aplikohet:
- persa i perket punes ne marine, sepse per kete sektor vlen Ligji special i Kodit te Lundrimit
- marreveshjet konsensuale bilaterale per zgjidhjen e kontrates qe disiplinohen nga normat e pergjithshme mbi kontratat ku parashikohet shprehja e hapur e konsensusit;
- ne rastet e doreheqjes se njeanshme te punetorit gjate periudhes se proves, parashikuar nga kontraktimi kolektiv qe rregullon maredheniet e punes;
- ne rastet e doreheqjes per nje kauze te drejte ex neni 2119 c.c
Dekreti interministror i 21 janarit 2008 per doreheqjet e vullnetshme eshte publikuar ne Gazeten zyrtare n. 42 te 18 shkurtit 2007
Kjo mase ligjore parashikon perdorimin e modulit informatik per paraqitjen e dorehejes se vullnetshme, i vlefshem per gjithe territorin kombetar, i pajisur me elemente sigurie kunder fallsifikimit. Mosperdorimi i ketij formulari e zhvlereson doreheqjen e paraqitur ne nje forme tjeter.
Dekreti Interministror nuk flet thjesht per perdorimin e formularit, por permban nje rregullim organik te sistemit qe rrjedh prej kesaj, ashtu siç ka ndodhur me modelet e parashikuara per komunikimin e marredhenieve te punes, fjaloret terminologjike dhe modalitetet teknike te lirimit te punetorit permes subjekteve qe ligji parashikon si “ndemjetes”: drejtorite provinciale dhe rajonale te punes, centri per l’impiego, bashkite, organizatat sindakale dhe institutet e patronatit.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)