Publikuar 4.10.2007
Per te filluar nje aktivitet import-eksport duhet se pari qe ky
aktivitet te ushtrohet ne formen e siperrmarjes me ortakeri ose sipermarje
individuale. Kesisoj hapi i pare do te jete kerkesa per nje numer Partita
Iva prane zyres se Agenzia delle Entrate kompetente per territorin, duke
pasur parasysh pajisjen me :
Gjithe informacioni i nevojshem per marrjen e nje numri te partita Iva ne provincen e Torinos mund te gjendet prane sportelit te Zyres se Agenzia delle Entrate kompetente te territorit ( shiko listen e zyrave piemonteze)
Pas marrjes se Partita Iva duhet te behet regjistrimi i aktivitetit prane Regjistrit te Siperrmarjeve te provinces ne te cilen siperrmarja ose shoqeria do te kete seline. Kjo do te realizohet sipas ketyre kushteve :
Ne fakt, secila Dhome Tregtie ka kompetenca territoriale provinciale (shiko listen e Dhomave te Tregtise ne Piemonte)
Per shoqerite do te duhet qe aktiviteti i import-eksport te tregohet ne objektin social. Nese ke ne zoterim nje nderrmarje dhe kerkon te mbledhesh informacion ne lidhje me pozicionin personal atehere mjafton qe ti drejtohesh Regjistrit te Sipermarjeve per te kerkuar sqarime per ceshtjen ne fjale.Gjithe informacioni i nevojshem per hapjen e nje shoqerie ne Provincen e Torinos eshte ne dizpozicion prane :
Dhomes se Tregtise te Torinos
Zyra e Regjistrit te Siperrmarjeve
Via San Francesco da Paola, Torino (kati perdhes)
Tel;011 5716424
e-mail: accettazionepraticheri@to.camcom.it
web: www.to.camcom.it/registroimprese
Ne pergjithesi per aktivitetin e import- eksportit qe do te zhvillohet ne provincen e Torinos eshte e nevojshme qe te kihet parasysh ne cfare forme do te ushtrohet ky aktivitet duke dalluar mes:
Gjithsesi, i gjithe informacioni i nevojshem per hapjen e nje biznesi ne Provincen e Torinos mund te gjendet prane Zyres se Regjistrit te Sipermarjeve te Dhomes se Tregtise se Torinos
Detyrime te tjera administrative
Pas regjistrimit te siperrmarjes perkatese duhet te kerkohet Kodi Mekanografik, nje kod statistikor alfanumerik me 8 germa qe ju jepet ekskluzivisht gjithe siperrmarjeve aktive dhe eshte i nevojshem per zhvillimin e nje aktiviteti te rregullt komercial me vendet e huaja. Konsiderohet operuese e rregullt me vendet e huaja nderrmarja qe kryen te pakten dy operacione ne vit vlera e te cilave kap shifren e 12.500.000 euro apo me teper.
Prandaj, nese operacioni i import -eksportit qe mendohet te kryhet do te mbetet me gjasa i vetem ne vazhdim atehere nuk ka pse te kerkohet perseri Kodi Mekanografik
Kodi Mekanografik jepet me kerkesen e nderrmarjes nga zyra e Documenti Esteri te Dhomes se Tregtise kompetente per territorin permes paraqitjes se :
Ndermarjeve qe verteton komunikimin qe i eshte bere firmes per fillimin e aktivitetit. Kodi mekanografik leshohet ne kohe reale, pas nje kontrolli paraprak dhe perpunimi ne fund te praktikes dhe pageses se taksave(honorareve) ndaj sekretarise.
Gjithe informacioni i nevojshem per marrjen e Kodit mekanografik ne Provincen e Torinos mund te gjendet prane :
Dhomes se Tregtise se Torinos
Zyra e Dokumenteve te Jashtme
Via San Francesco da Paola 24, ( kati i trete)
Torino, Tel : 011 571 6375
e-mail : documenti.estero@to.camcom.it
web www.to.camcom.it/documentiestero
Lehtesira dhe stimuj
Per ata qe kane ndermend te hapin nje aktivitet do te ishte mire qe te kontaktonin edhe me Zyren e Sipermajeve te Reja te Dhomes se Tregtise kompetente per territorin e aktivitetit, ku mund te marrim informacione e te çmuara per lehtesirat dhe stimujt qe krijon Qeveria dhe Rajoni per te nxitur lindjen dhe rritjen e siperrmarjeve italiane. Gjithe informacioni qe ka te beje me lehtesirat dhe stimujt per hapjen e nje aktiviteti ne provincen e Torinos mund te gjenden prane:
Dhomes se Tregtise ne Torino
Zyra e Siperrmarjeve te reja ( zyra pret pas lenies se nje takimi)
Via San Francesco da Paola 24 , Torino ( kati i trete)
tel.: 011 571 6351 / 6352 / 6353 / 6355
e-mail: nuove.imprese@to.camcom.it
web: www.to.camcom.it/nuoveimprese
Operacionet Komerciale me vendet e huaja
Pas permbushjes se gjithe detyrimeve qe kerkohen per hapjen e nje aktiviteti mund te fillohet kryerja e operacioneve te ndryshme komerciale te import-eksportit. Gjithsesi duhen marre ne shqyrtim disa gjera duke u bazuar ne tematikat e meposhtme:
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)