Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > punësimi

Blue Card Europiane per punonjesit e kualifikuar

Publikuar 3.1.2008

Ne 23 tetor 2007, Komisioni Europian aprovoi nje propozim8per momentin eshte vetem nje propozim) ne lidhje krijimin e “Europian Blue Card”. Qellimi i Blue Card eshte lehtesimi i hyrjes dhe qarkullimit ne Europe per punetoret e huaj te kualifikuar.

Me kete propozim synohet qe ti jepet nje zgjidhje te pranueshme, kerkeses reale qe vjen nga firmat qe e kane seline ne shtetet anetare te Bashkimit Europian, per te gjetur nje personel te kualifikuar dhe me eksperience. Kesisoj, kjo direktive do te aktivizonte nje kanal te favorshem, rregulluar nga nje sistem fluksesh, te diferencuar per hyrje te tjera me qellim pune te cilat do bejne te mundur nje hyrje me te shpejte te punetoreve te huaj te diplomuar ose te specializuar dhe qe kane mbi supe nje eksperience pune te kualifikuar disa vjeçare.

Punetoret e huaj qe punesohen nga sipermarrjet europiane, brenda kuotave qe jane fiksuar sipas vendeve, do te perfitojne nje trajtim ekonomik te barabarte me trefishin e minimumit te parashikuar nga kontrata e referimit dhe do te kene mundesi qe te terheqin dhe famijet e tyre. Per me teper, pas dy vjetesh, ata mund te zhvendosen lirisht ne vende te tjera eurupiane ne kerkim te ndonje pune tjeter.

Ky propozim do te shqyrtohet nga keshilli dhe parlamenti europian per t’u aprovuar dhe ne vijim do te pervetesohet nga shtete te ndryshem anetare.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)