TRANS ERIGYS eshte nje kompani trasportesh shkodrane qe prej 4 vitesh udheton çdo jave ne linjen Torino- Shkoder.
Autobuzi niset nga Shkodra çdo te enjte, perballe Hotel Rozafa dhe ndalon ne Lezhe, Laç, Fushe-Kruje- Durres. Nga porti i Durresit merr tragetin e linjes per Bari. Bileta kushton 150 Euro dhe ne kete çmim perfshihet edhe bileta e tragetit Durres- Bari. I njejti çmim vlen edhe per kthimin nga Torino per ne Shkoder.
Rruga Bari Torino dhe anasjelltas zgjat rreth 12 ore (bashke me ndalesat ne qytete te ndryshme italiane)
Nga Italia per ne Shqiperi nisen nga Torino ç'do te diele ne oren 6.00 te mengjesit, nga Stacioni i Autobuzave ne Corso Vittorio Emmanuele 131/H (prane Pallatit te Gjykates).
Linja pasi niset ne Torino ndalon ne : Milano ( stacioni i metrose Cascina Gobba), Bologna ( perballe Stacionit Qendror Hekurudhor), Rimini ( perballe Stacionit Qendror Hekurudhor), Ancona ( perballe Stacionit Qendror Hekurudhor), Pescara ( perballe Stacionit Qendror Hekurudhor) dhe ne Bari ( perballe Stacionit te Trenit, Bari Centrale).
Nje sherbim i mirepritur nga qytetaret shqiptare eshte edhe ai i dergimit te pakove dhe valixheve per Shqiperi nepermjet kesaj linje.
Adresa:
Hotel "Rozafa" Shkoder
Tel. Shqiperi
mob: +355 69 20 53 335/ +355 69 21 01 809/ +355 69 21 01 863
Office. + 355 22 4 54 74
Fax. +355 22 4 35 90
mail: erigystrans@yahoo.com
Tel Itali
mob: +39 334 5269788/ +39 329 4619587