Prej dates se sotme, 30 mars 2010, mund të paraqiten nga punëdhënësit kërkesat për nulla osta për punësim sezonal të 80 mijë qytetarëve jo-komunitarë të autorizuar, ekskluzivisht nëpërmjet mënyrave informatike dhe nëpërmjet bashkëpunimit të shoqatave të autorizuara të kategorisë. Këtë konfirmon Coldiretti kur thekson që “click day”, nëpërmjet adresës së dedikuar www.interno.it, është autorizuar “nga Ministria e Brendshme, në pritje të publikim të dekretit që parashikon programimin tranzitor të fluksit hyrës të punëtorëve jo-komunitarë sezonalë, në territorin italian, për vitin 2010”.
Bëhet fjalë për një procedurë informatike me kërkesë hyrjeje on line për të evituar rradhët e gjata të së kaluarës, thotë Coldiretti, që vitin e kaluar, ishte shoqata që prezantoi numrin më të madh të kërkesave dhe është e impenjuar në strukturat e veta në terren për të mbledhur kërkesat e punës të punëdhënësve.
“Shumica e punëtorëve sezonalë jo-komunitarë do të gjejë punësim në agrokulturë, që bashkë me turizmin dhe ndërtimin është sektori me më shumë mundësi punësimi për këta punëtorë, sidomos për kompanitë e mëdha të mbledhjes së prodhimeve kryesore të prodhuara në Itali: nga fruta tek perimet, nga lulet tek vera e mirë, por edhe në fermat e rritjes”. Coldiretti lajmëron që “duhet bërë shpejt, sepse pas publikimit të dekretit, do të duhet të priten hapat e tjerë administrative, si nulla osta e Sportelet Unico pranë Prefekturës dhe dhënia e vizës pranë Konsullatave të jashtme, me rrezikun konkret për vonesa, duke vënë në vështirësi agrokulturën që duhet të përballet me kohën e parashikuar të prodhimeve sezonale”
“Ka në fakt shumë pritje në kompanitë agrokulturore për ardhjen e punëtorëve sezonalë emigrantë nga të cilët do të varet – thekson Coldiretti – 10% e korrjeve në fshatrat italiane ku do të nisin punët përgatitore për pranverën. Janë të shumta “distriktet bujqësore” ku punëtorët emigrantë janë një përbërës i mirë-integruar në lëmin ekonomik dhe shoqëror si në rastin e vjeljes së luleshtrydheve në Veronese, të përgatitjes së barbatelle në Friuli, të mollëve në Trentino, të frutave në Emiglio Romagna, të rrushit dhe veres në Piemonte deri në rritjen e gjedhëve në Lombardi, ku punojnë kryesisht indianët, ndërsa maqedonasit janë kryesisht të përfshirë në kullotje gjedhesh”.
Sipas një analize të Coldiretti, “roli i punëtorëve jo-komunitarë në prodhimin e djathrave më tipikë të prodhuar në Itali, në mbledhjen e perimeve dhe frutave dhe në mbledhjen dhe pergatitjen e rrushit të verërave më prestigjoze, është pa dyshim më i vlefshëm se sa mesatarja e prodhimit bujqësor italian.
Janë rreth 30 mijë ndërmarrjet bujqësore italiane që sipas Coldiretti, punësojnë punëtorë jo-komunitarë si shqiptarë, indianë, marokenë, tunizianë, maqedonas, që janë edhe kombësitë kryesore të punëtorëve jo-komunitarë të përfshirë në agrokulturë ku sundojnë marrëdhëniet e punës sezonale për vetë karakteristikat e punës në fusha, të lidhura me kohën e mbledhjes së prodhimit”.
Ka rreth 10% të jo-komunitarëve në total të punonjësve bujqësorë dhe në fshatrat ku prania e emigrantëve tregon një përfshirje ndër më të lartat në sektorë të ndryshëm ekonomikë, sipas Raportit të XIX Caritas/Migrante, mbi emigracionin, në të cilën ka bashkëpunuar edhe Coldiretti. “Janë 90.091 marrëdhëniet e punës në agrokulturë të identifikuar si jo-komunitarë në arkivat e Inps, dhe i përkasin 155 kombësive të ndryshme, edhe pse transferimin në Itali, për të punuar në bujqësi – përfundon Coldiretti – e bëjnë kryesisht shqiptarët (17,2%), marokenët (12,6%), dhe indianët (13,8%) që gjejnë punësim kryesisht në fermat e rritjes në veri për aftësine dhe kujdesin që i sigurojnë lopëve”.
Procedura është e rezervuar vetëm për shoqatat punëdhënëse të akredituara dhe kryhet nëpërmjet sistemit SUI WEB në adresën https://sportellounicoimmigrazione.interno.it.
Mënyrat për akreditimin nëpërmjet prefekturës përgjegjëse janë të njëjta me vitet paraardhëse.
Lista e shoqatave punëdhënëse të akredituara
Flukset sezonale 2010: në ditët në vazhdim dekreti për 80 000 të huaj