Publikuar 18.3.2008
T- Trienale e Artit Kontemporan, ne edicionin e dyte te saj, organizuar nga Castello di Rivoli Museo d’Arte Contemporanea, nga Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo dhe nga Fondacioni Torino Musei, synon te perforcoje angazhimin e institucioneve organizatore qe te punojne krah per krah ne favor te artit kontemporan.
T-trienale promovohet dhe mbeshtetet edhe nga Rajoni i Piemontes, Qyteti i Torinos, Compagnia di San Paolo, Fondacioni CRT dhe Dhoma e Tregtise.
Objektivi i Trienales eshte krijimi i nje dialogu mes veprave me eksperimentale te te rinjve qe i perkasin artit kontemporan dhe punes se artisteve qe kane arritur maturine e te shprehurit dhe nje njohje nderkombetare plus hopit qe ata i kane dhene shkembimit kulturor mes Torinos, Rajonit te Piemontes dhe botes se sotme.
Per te realizuar nje perqendrim sa me te madh te hapesirave ekspozuese dhe per t’i dhene me teper qartesi projektit, duke e bere sa me te lehte e te kendshem per vizitoret, Trienalja do te shtrihet ne tre seli ( ndryshe nga shtate te edicionit te shkuar) te cilat jane: Castelo di Rivoli Museo D’arte Contemporanea, Fondazione Sandretto Re Rebaudengo dhe Promotrice delle Belle Arti.
E titulluar 50 Lune di Saturno, Trienalja perbehet nga dy seksione: ne te parin do te perfshihen artiste te rinj nga gjithe bota qe ju perkasin te gjitha disiplinave e qe paraqesin vepra eksperimentale te paekspozuara me pare, nderkohe qe seksioni i dyte eshte nje homazh per dy artiste te afirmuar ne nivel internacional: danezo - islandezi Olafur Eliasson me nje ekspozite personale ne Castelo di Rivoli dhe kino-amerikani Paul Chan, veprat e te cilit do te ekspozohen tek Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo.
Kurator i Trienales se Artit Contemporan eshte Daniel Birnbaum, kritik arti dhe kurator i pavarur, aktualisht Rektor i Stadelschule Art Academy dhe i Portikus Galery te Frankfurtit. Per trienalen e dyte, Birnbaum eshte frymezuar nga Saturni, planeti i melankolise, duke krijuar nje gjeografi te re te botes kontemporane, nje konstelacion artistesh qe punojne nen tonin e dyvlershmerise ose, sipas fjaleve te tij, “50 Henat e saturnit… do te prezantojne vepra qe transformojne melankoline ne nje gjendje shpirterore te frymezuar, mbrujtur me bujari, rebelim dhe gezim”
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)