Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > të shohësh, të dëgjosh, të dish … (13/20.11.2009)

Të shohësh, të dëgjosh, të dish … (13/20.11.2009)

Publikuar 13.11.2009

Nga konsumatori te qytetari

Minibashkia 2 dhe Cascina Roccafranca, në via Rubino 45 në Torino, organizojnë edicionin e dytë të projektit “Nga konsumatori te qytetari. Të konsumosh më pak për të jetuar më mirë”. Takime dhe laboratorë për të eksperimentuar praktika të konsumit alternativ mbi ushqyerjen dhe përdorimin e burimeve. Regjistrimi duhet berë brënda të premtes, datë 20 nëntor.

Për informacione: 011/443.62.50 - e-mail:progetto.consumi@libero.it - www.cascinaroccafranca.it

 

Forumi europian i të rinjve

Të premten, datë 13, dhe të shtunën, datë 14 nëntor, do të mblidhet në Torino, Forumi Europian i të Rinjve. Të 160 delegatët të ardhur nga e gjithë Europa dhe që i përkasin 100 organizatave të ndryshme do të ndalen tek politikat rinore në Europë. Në të njëjtën kohë disa « writers », do të organizojnë një ndërhyrje të artit urban në muret e Politeknikut, në corso Castelfidardo

Për informacione : www.comune.torino.it/infogio/forum

Trajnim për mësuesit në lidhje me përfshirjen e nxënësve rom

Në Torino, të premten, datë 13 nëntor, nga ora 9.00 në sallën 39 të Palazzo Nuovo (via Sant’Ottavio 20), dhe të shtunën, datë 14 nëntor, nga ora 9.30, në Ce.Se.Di. (via Gaudenzio Ferrari 3) do të zhvillohet kongresi ndërkombëtar "INSETRom: Trajnim në shërbim të mësuesëve për përfshirjen e nxënësve Rom në klasat multikulturore”. Projekti është zhvilluar në 7 shtete Europiane: Qipro, Itali, Greqi, Rumani, Austri, Mbretërinë e Bashkuar dhe Sllovaki.

Për informacione: www.insetrom.unito.it

Të ndërtojmë futbollin e të ardhmes

Deri më 20 nëntor, pranë Politeknikut në corso Duca degli Abruzzi 24 në Torino, është e hapur ekspozita “Të ndërtojmë futbollin e të ardhmes”, e koordinuar nga Agjensia LaPresse, me mbikqyrjen e Mauro Vallinotto. Janë shfaqur imazhe prej 6 fotografish për ndërtimin impiantit të ri sportiv të Juventus, i cili do të jetë gati në pranverë të 2011: nga shkatërrimi i Delle Alpi deri në punimet në vazhdim. Nën kujdesin e Politeknikut te Torinos, klubit të futbollit të Juventus dhe ICS (il Credito Sportivo). Hyrja është e lirë.

 

Një sallon në natyrë

Deri të dielën, 22 nëntor, pranë Antichi Chiostri në via Garibaldi 25 në Torino, është përgatitur ekspozita fotografike “Një sallon në natyrë”, e realizuar nga shoqata Terzo Occhio Photography në bashkëpunim me Minibashkine 1 - Centro Crocetta. Janë shfaqur 60 imazhe të shesheve më të bukura të Torinos.

Për informacione: www.comune.torino.it/circ1