Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture

Stati Generali del Rock 2008 ne Piemonte

Publikuar 7.4.2008

Stati Generali del Rock 2008 përbën për të dhjetin vit rradhazi observatorin e privilegjuar nga mund të hedhësh një sy mbi muzikën më të re te Rajonit te Piemontes. Objektivi i këtij eventi është zbulimi i paraqitjeve më interesante të rokut piemontez. Një event test për muzikantët e rinj që lidhet edhe me përzgjedhjet e Italia Wave (ish Arezzo Wave), një festival që prej më shumë se 12 vjetësh promovon grupet rok italianë dhe të huaj.

 

Duke pasur si promotor Qytetin e Torinos, Stati Generali ka pasur nga 2000 deri në 2005 përkrahjen e Rajonit të Piemontes i cili merr pjesë edhe në Progetto Musica, me qëllimin e përbashkët për të promovuar dhe mbështetur artistët e rinj. Progetto Musica, përveç se me eventin Stati Generali, është marre edhe me guidën ‘Musica in Piemonte 2003’, e cila ju është prezantuar shtepive diskografike, agjensive, producentëve dhe operatorëve të sektorit.

 

Edhe për kët vit, Stati Generali do të ketë për partner Traffic Festival, eventi kryesor rrok, promovuar nga Qyteti i Torinos. Grupet më të mira që kanë dalë nga përzgjedhjet do të kenë mundësinë të japin shfaqje, përveç se në Italia Wave, edhe në Traffic Festival dhe aktivitetet kryesore muzikore të rajonit tonë si Spazio211Village etj.

 

Si gjithmonë, konkursi ndahet në tre faza: e para është seleksionimi përmes cd-demo; e dyta është shfaqja live qe përmbyllet me finalen rajonale ku luajnë grupet më të mira piemonteze; dhe e treta është seleksionimi kombëtar nga ku dalin dy grupet më të mira piemonteze që do të shkojnë në Festial.

 

Vitn e shkuar, konkursi arriti një rekord absolut regjistrimesh . Piemonte është rajoni i dytë ( pas Toskanës, selia e festivalit) për numrin e të regjistruarve. Dhe kjo përbën si gjithmonë një rezultat domethënës për panoramen muzikore te rajonit te Piemontes


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)