Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > shqiperia: kaq afer. kaq larg. ekspozite kolektive ne genova

Shqiperia: Kaq Afer. Kaq larg. Ekspozite kolektive ne Genova

Publikuar 9.11.2009

Arti ne Shqiperi para dhe pas viteve ’90. Ekspozite kolektive ne Genova, nga data 12 nentor 2009 deri ne date 7 shkurt 2010. Ky eveniment artistik, i kuruar nga Rubens Shima, Matteo Fochessati dhe Sandra Solimano, fokuson nepermjet imazheve, ndryshimet e thella qe solli ardhja e demokracise ne Shqiperi, ne te gjitha fushat e jetes: shoqerore, politike, kulturore dhe artistike.

Artiste te rinj qe konkurrojne me sukses ne fushen e artit modern bashkekohor si Heldi Pema, Eltjon Valle, Driant Zeneli e te tjere, dialogojne dhe konfrontojne veprat e tyre ketu me artiste te nje epoke tjeter, ate te realizmit socialist dhe me emra te njohur si Sali Shijaku, Kujtim Buza, Vilson Kilica. Edhe veprat ne ekspozim, perfshijne nga kuadrot e njohura shqiptare te piktures tradicionale, deri ne ato te cilat sot konkurrojne ne artin global modern; video dhe instalacione artistike, disa prej te cilave te vleresuara nega kritika dhe te ekspozuara ne galeri prestigjioze te artit bashkekohor ne bote.

Ne kete prezantim te rendesishem, paraqitet thuajse e gjithe historia e artit pamor shqiptar dhe artistet me ne ze te tij si: Kujtim Buza, Çlirim Ceka, Perikli Culi, Myrteza Fushekati, Gentian Gjikopulli, Alban Hajdinaj, Oriana Kamberi, Shpetim Kercova, Vilson Kilica, Idlir Koka, Xhemal Lufta, Elsa Martini, Pandi Mele, Aristotel Papa, Alvas Papandili, Heldi Pema, Suela Qoshja, Bukurosh Sejdini, Agim Shami, Sali Shijaku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Aleidin Tabaku, Leke Tasi, Eltjon Valle, Driant Zeneli

Galeria e Artit Bashkekohor ‘Villa Croce’:
Via Jacopo Ruffini, 3 Genova
Tel. 010 580069