Publikuar 30.1.2008
Keto seminare ne formen e nje analize te thelle ju drejtohen kryesisht veprimtareve te shoqatave, veprimtareve nderkulturore dhe shendetsore, studenteve universitare, por edhe gjithe qytetareve vendas dhe te ardhur qe jane te interesuar per temen e neshtetesise.
Trajtimi i temes se migrimit nga ana e studiuesve ka pesuar ne rrjedhen e viteve variacione te thella qe kane pasqyruar ndonjehere kerkesat reale ose hipotetike te vizionit politik lokal, nacional dhe internacional qe eshte aplikuar ne kete sektor. Tentativat e para per te shpjeguar, mbi bazen e analizave dhe vizionit te pergjithshem, arsyet e proçesit ne zhvillim e siper jane pasuar nga perpjekjet per te shkuar me thelle ne shtjellimin e problematikave. E njejta gje ka ndodhur edhe ne praktike. Gjithmone eshte synuar per nje nderhyrje gjithnje e me te specializuar dhe kjo ka sjelle nje studim te hollesishem te aneve te ndryshme te fenomenit duke rrezikuar kesisoj perceptimin e fenomenit ne teresi, vendin qe ze ai ne panoramen historike-social-ekonomiko-politike kombetare dhe nderkombetare.Seminaret synojne te shmangin kete fragmetarizim dhe ofrojne nje kuader te pergjithshem, sa me te plote te realitetit migrator, nje tablo qe do te kete parasysh si karakteristikat aktuale te fenomenit ashtu dhe kontekstin nacional dhe internacional ne te cilin ai zhvillohet, si te tipologjive dhe menyrave te veprimtarise qytetare po aq sa dhe te subjekteve dhe te interesuarve te perfshire ne kete proçes. Ky kuader nuk do te lere jashte vemendjes as te shkuaren e emigracionit italian dhe aq me teper, rrenjet historiko-kulturore te proçesit aktual.
Keto takime kane si qellim te nxisin reflektimin mbi çeshtjet e veshtira dhe sfidat e vazhdueshme qe sjell prania e qytetareve te rinj; nje intinerar formues qe te perfshije si shtjellimin e ideve ashtu dhe rruget e reja te zgjidhjeve, nje formim qe do te sherbeje si baze per nje analize sa me te thelle, per te bere te mundur krijimin e nje kulture te re dhe njohurish te reja te cilat do te sherbejne si instrumente per te perballuar dhe menaxhuar pozitivisht te tashmen dhe dhe te ardhmen.
Seminaret formuese permbajne leksione frontale, pune dhe debate ne grup, shikim filmash dhe dokumentaresh, deshmi dhe konferenca. Pikat kryesore mbi te cilat ato do te bazohen jane:
- Ofrimi i nje vizioni afatgjate te panoromes migratore italiane;
- shmangja e parcelizimit shpesh tej mase te problematikave te lidhura me imigracionin.;
- nxjerrja ne pah e arsyeve historiko-ekonomiko-sociale te levizjeve migratore italiane, duke i pare ne nje kuader me te gjere te panorames internacionale;
- perthellimi i analizes mbi aspeket e ve#anta ose çeshtjet qe kane te bejne me migracionin aktual;
- dhenia e nje kuadri te pergjithshem dhe sa me konkret te ofertave dhe te verpimtarise se qytetareve ne lidhje me imigrantet;
- percaktimi i premisave per te realizuar nje tavoline te rrumbullaket ne te cilen do te marrin pjese disa prej grupeve dhe shoqatave qe veprojne ne nivel qytetar.
Takimet dhe oraret
Kursi, gjithsej 56 ore, parashikon 24 takime te ndara si me poshte:
Pjesa I
18 leksione dhe 2 ore te ndara ne 6 module tematike qe dote realizohen ne ditet e marta dhe te enjte e nga ora 17.30 deri ne 19.30
Pjesa II
5 tavolina te rrumbullakta me nje kohezgjatje prej tre oresh, qe do te mbahen te premteve nga ora 17.00 deri ne 20.00
Ne pefundim: nje seminar me te rinjte e brezit te dyte me nje kohezgjatje prej 5 oresh, nga ora 10.00 deri ne 16.00, ne nje nga te shtunat e muajit qershor.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)