Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > prezantohet libri i anthony j. latiffi ne fieren e librit te torinos

Prezantohet libri i Anthony J. Latiffi ne Fieren e Librit te Torinos

Publikuar 7.5.2009

Ne Fieren Nderkombetare te Librit ne Torino kete vit, do te jete i pranishem edhe nje shkrimtar shqiptar i cili shkruan ne gjuhen italiane.
Te premten 15 maj ne oren 17.00, ne Padilionin 2 - Stenda J158 te Rajonit te Puglias, do te prezantohet libri ‘Lo yàtagan’ i Anthony J. Latiffi (Shtepia Botuese Controluce).

Nje thriller nga ngjyra te forta, ne sfondin e Nju Jorkut te tronditur nga 11 shtatorit, aty ku shpata antike (jatagani) ndihmon luften personale te nje agjenti te Interpolit, Mark Barletit, i cili mberrin nga Europa ne Amerike, per te marre hakun tek personat qe shkaktuan vdekjen e gruas dhe djalit te tij, ne atentatin e Moskes ne vitin 1999.

Anthony J. Latiffi ka realizuar edhe disa skenare kinematografik. Per me teper mund te vizitoni faqen e tij personale: http://www.ajlatiffi.com

Ne prezantimin e librit do te jete i pranishem vete autori.