Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > pop up restaurant

Pop up Restaurant

Publikuar 24.2.2010

Restorantë të vegjël “shtëpiakë” dhe argëtim.

restorant

“Nuk plakesh në tavolinë, por del shpejt jashtë mode”. Kjo është motoja e “restoranteve guerile”, një fenomen që në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar po i merr klientët restoranteve tradicionale: klientët bëhen pjesëmarrës të darkave në lokale të hapura vetëm rastësisht, dhe që zbulohen falë një fjalëkalimi nëper internet. Kjo modë e re, po pushton edhe emrat e mëdhej të kuzhinës, për t’u propozuar në mënyrën më alternative të parë deri tani.

Restoranti vendoset në struktura të improvizuara, si për shembull apartamente, garazhe private, bodrume ose edhe hapësira publike të gjelbra. Gjithë synimi ishte që të krijohej një restorant që ofronte ushqim të shkëlqyer, me koston vetëm të përbërësve, si një formë proteste e shefave të mëdhenj të kuzhinës, të hequr nga puna nga restorantet e mëdhenj të Londrës dhe New Yorkut.

Ishte "dashuri qe me kafshatën e parë"!. Me një biletë prej 30 dollarësh, kuzhinieri amerikan Jeremy Towshend ofron vend për 20 klientë tek Ghetto Gourmet, një nisme e cila po shndërrohet në një lëvizje masive nga adresa e saj e internetit, në restorante të qyteteve si Parisi ose Varshava. Tek Ghetto Gourmet ka një lëvizje të gjërë kulturore duke përfshirë darka letrare, lexim poezish, koncerte muzikore, kërcime etnike, e gjitha kjo, e justifikuar nga një darkë e një cilësie shumë të lartë.

Në New York, “restorantet guerile” të regjistruara në internet janë mbi njëqind, në Londër rreth gjashtëdhjetë, dhe gjithë lajmërimi kalohet nëpërmjet Facebook ose Twitterit