Publikuar 15.2.2008
Shoqata Arteria dhe Qyteti i Torinos me Sistemin Bibliotekar Urban, Biblioteka Dina Rebaudengo, Minibashkia VII Ne bashkepunim me The Gate organizojne:
GEZUAR DITELINDJEN BIBLIOMIGRA - Viti i pare i bibliotekes shetitese shumegjuheshe. Diten e diele date 24 shkurt 2008 – ora 12.00 ne Piazza della Repubblica (ana e via Milanos)
Marrin pjese:
Fiorenzo Alfieri, Asesor i Kultures dhe i 150º dell’ Unita d’Italia
Ilda Curti, keshilltare per Politikat e integrimit
Piero Ramasso, kryetar i Minibashkise 7
Bibliomigra zhvillohet ne kuadrin e promovimit te iniciativave te veçanta qe i drejtohen imigracionit te koheve te fundit, dhe qe synojne ne permiresimin e proçesit te integrimit; nje projekt i integrimit kulturor ne plotesim te sherbimit qe ofrohet nga Bibliotekat e qytetit.
Objektivi i ketij projekti eshte dalja ne rruge, jashte ambjenteve te mbyllura te sallave te leximit, vendosja e kontaktit me njerezit, italiane ose te huaj, ne vendet ku ata mblidhen zakonisht, qe ata te kene nje informacion sa me te zgjeruar dhe te kene dijeni per sherbimet qytetare.
Bibliomigra, qe vepron ne zonen e Porta Palazzo dhe ne territorin e Minibashkise VII, paraqitet si nje biblioteke e mirefillte, multietnike; vendosur ne nje karroce tregu, dhe qe permban libra, gazeta dhe revista ne gjuhe te ndryshme. Ato mund te shfletohen ne vend ose te jepen per nje kohe te caktuar falas.
Ka veç nje vit qe Bibliomigra ka filluar aktivitetin e saj dhe deri me tash numerohen reth 800 regjistrime, nje qarkulim i rreth 2000 librave te shkruar ne 15 gjuhe te ndryshme dhe nje emeroteke internacionale, pasuruar edhe me nje qender interneti qe ben te mundur leximin e gazetave te perditshme on-line.
Me kete rast, edukatoret e shoqates Arteria dhe personeli i sistemit bibliotekar i perfshire ne projekt falenderojne qytetaret italiane dhe te huaj per pritjen e ngrohte, duke ju ofruar atyre raste te metejshme per takime dhe organizime aktivitetesh; ne fakt, per paradite eshte parashikuar nje program i ngjeshur me muzike, vallzim, lexime dhe shfaqje teatrale, nen kujdesin e: Shoqates Letteranza, Shoqates TTT, Acti Teatro, Gruppo Teatrale LE 2 E Un QUARTO, Gruppi Musicali Comunicato Samba e Banda Onirica.
BIBLIOMIGRA eshte nje projekt i realizuar ne kuadrin e programit Immigrati nuovi cittadini, promovuar dhe financuar nga Compagnia San Paolo dhe Qyteti i Torinos.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)