“Une, te tjeret” eshte filli perçues i Panairit Nderkombetare te Librit kete vit ne Torino. Me 4 padiglione te shtrira ne rreth 50.000 metra katrore, 27 salla konferencash e takimesh, 1400 botues dhe 300.000 vizitore, ne 5 ditet e zhvillimit te tij, ky panair afirmohet si me i madhi ne Itali dhe nje nga me te rendesishmit ne Europe ne fushen e botimeve, leximit dhe kultures.
Edicioni i sivjetshem do te zhvillohet ne ambientet e Lingotto Fiera ne Torino, ne datat 14 deri ne 18 maj 2009.
Nga shtepite e vogla botuese te sapo hyra ne treg,deri ne shtepite e medha botuese: per te gjetur ate qe deshironi mund te konsultoni listen e plote te pjesmarresve
Kete vit eshte Egjipti si i ftuar nderi dhe pjesmarrja e tij ne Panair koinçidon me tre evente te rendesishme kulturale, te dedikuara historise dhe kultures se ketij vendi: nje ekspozim i madh i reperteve te shumta arkeologjike te tij ne Venaria Reale, paraqitjen e projekteve te ekspozimit te Muzeut Egjiptian dhe ekspoziten e pallatit Bricherasio dedikuar Akhenathonit, faraonit te diellit.
Po cilat jane emrat e famshem kete edicion?
Lista eshte padyshim impresionuese. Ne krye eshte nobelisti turk, Orham Pamuk, me pas Salman Ruzhdi, qe perveç te tjerave do te prezantoje aty librin e tij te ri. Lista e te famshmeve vazhdon me David Grossman shume i njohur nder lexuesit italian te librit, kinezin Yu Hua, nje romancier nga me te famshit ne Kinen e sotme, suedezin Björn Larssonm, danezin Mikkel Birkegaard, spanjollet Alicia Giménez-Bartlett dhe Arturo Perez-Reverte, mjeshtrin e romanit triller Jeffrey Deaver, argjentinasin Alberto Manguel, amerikanet Percival Everett, Todd Hasak Lowy, James Frey dhe Garth Stein; anglezin Howard Jacobson, izraelitin Yehoshua Kenaz, gjermanen Julie Zeh, shqiptaro-maqedonasin Luan Starova, libanezet Salwa Al-Neimi dhe Naiwa Barakat, indianin Indra Sinha.
I pranishem edhe John Simenon i biri i Gorge Simenon, i cili do te flase per te atin dhe kujtimet qe e lidhin me te.
Si pjesmarrje shqiptare, perveç asaj te shqiptaro maqedonasit Luan Starova, mund te permendim edhe ate ne kuader te IBF, International Book Forum, nje nga eventet me te rendesishem ne brendesi te Panairit te Torinos. Ne kete edicion te IFB, perveç Shqiperise, marrin pjese rreth 20 shtete te tjere midis te cilave Argjentina, Brazili, Kanadaja, Egjipti, Franca, Gjermania, Britanna e Madhe, India, Lituania, Meksika, Hollanda, Polonia, Portugalia, Republica Ceke, Rusia, Serbia, Spagna, Shtetet e Bashkuara, Hungaria.