Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > nje veshtrim mbi arkitekturen torineze

Nje veshtrim mbi arkitekturen torineze

Publikuar 15.1.2010

Në Torino bashkëjetojnë arkitekturat e mëdha të së kaluarës dhe të së tashmes. Kryeveprave të Barokut dhe të Liberty i shtohen strukturat e dizenjuara nga arkitektët që kanë shënjuar transformimin e nisur në vitet ’90 dhe të përshpejtuar nga Lojërat e XX Olimpike të Torino 2006, që i kanë bërë botës të njohë një qytet më të bukur, më modern, më mikpritës, më të pajisur.

Shenja më antike është ajo e Porta Palatina, dëshmi e kolonisë romane të Augusta Taurinorum, e rikthyer sot në shkëlqim falë një projekti të Parkut Arkeologjik që përmbledh zbulimet e hershme romake.

Torino Baroke
E përfshirë për shekuj në perimetrin “e shahut” me origjinë romane – që nxjerr në pah edhe sot qëndrën qytetare – Torino jeton në një periudhë shkëlqimi nga 1600a e më tëj, falë përkushtimit të Savoiave që thirrën për të bërë më të çmuar kryeqytetin e tyre, arkitektët më të rëndësishëm të epokës.
Në Torino mbërrijnë në këtë mënyrë mjeshtra të shquar si Ascanio Vitozzi, Carlo dhe Amedeo i Castellamontes, Guarino Guarini, Filippo Juvarra Benedetto Alfieri. Periudha e Barokut i dha qytetit pasuri të një shkëlqimi të madh, duke filluar nga kishat dhe nga Capella e Sacra Sindones – kryevepër baroke e Guarino Guarinit – bashkë me kishën e San Lorenzos, në Santuario della Consolata. Baroku identifikohet edhe në stilin e disa prej rrugëve e shesheve më në emër të qëndrës historike, ndër të cilat via Po, piazza Castello, piazza San Carlo. Zemra e sistemit barok torinez është “Corona delle Delizie”: një qark prej 15 rezidencash mbretërore – qytetare, jashtëqytetare dhe të vendosura në pjesët e tjera të Piemontes – të shpallura “Trashëgimi e njerëzimit” në 1997. Në qytet kujtojmë: Pallatin Mbreteror, qe ishte rezidenca e Savoiave deri në 1865, Palazzo Madama, që mirëpret Muzeun e Arteve Antike dhe Palazzo Carignano, seli e parlamentit Subalpin dhe e Parlamentit te pare Italian pas bashkimit kombëtar. Jashtë qyteti: Palazzina di Caccia di Stupinigi, Reggia di Venaria Reale dhe Castello di Rivoli, kjo e fundit e projektuar nga Juvarra në ‘700 sipas shembullit te Versajës dhe e lidhur përgjatë një aksi të gjatë 20 kilomentra me Basilica di Superga, edhe kjo vepër e arkitektit mesinez.

Tetëqinda dhe Nëntëqinda
Gjatë tetëqindës dhe nëntëqindës qyteti zbulon sugjestione të reja. Përgjatë bregut të lumit Po realizohet piazza Vitorio Veneto – fillimisht e quajtur Vittorio Emanuele I – hapësira më e madhe, portë e Europës, dhe më tutje lumit, Basilica della Gran Madre di Dio, tempulli neoklasik i frymëzuar nga Pantheoni i Romës. Lind l’Art Nouveau (Arti i Ri) dhe Alessandro Antonelli ndërton ndërtesën që është kthyer simbol i qytetit: Mole. E realizuar ndërmjet 1863 dhe 1889, e lartë 167,5 metra, hapësirat e saj presin sot Muzeun Kombëtar të Kinemasë. Në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit XX, në stilin Racionalist, ndërtohen via Roma qëndrore dhe stabilimenti i Fiatit të Lingottos të bërë nga nga Giacomo Matté Trucco, sot një nga qëndrat polifunksionale kryesore të Italisë, falë ristrukturimit të Renzo Pianos. Në vitet ’60, ende Galleria d’Arte Moderna, Museo dell’Automobile – sot në fazë rikonstruktimi nga dora e François Confino, arkitektit që ka projektuar Muzeun Kombëtar të Kinemasë – Pallati i Punës dhe Torino Esposizioni, të bërë nga Pier Luigi Nervi, PalaVela, Teatro Regio i bërë pas zjarrit të vitit 1929 nga Carlo Mollino dhe realizimet nga emrat si Aldo Rossi, Roberto Gabetti, Aimaro Isola.

Torino bashkëkohore
Evolucioni arkitektonik i qytetit nis në vitet shtatëdhjetë, duke hedhur bazat e ndryshimit aktual: ajo e strukturave të reja, pararojë, të ndërtuara me rastin e takimin olimpik, si Palasport i Arata Isozaki dhe Pier Paolo Maggiora, Ovali i Hok Sport dhe Studio Zoppini, Palavela e ridizenjuar nga Gae Aulenti dhe Arnaldo De Bernardi. Më tepër, pazari i mbuluar i Massimimiliano Fuksas në sheshin e Republikës, Polo Universitario per le Facolta Umanistiche e Norman Foster, stacioni i ri i Porta Susa të Grupit Arep, Chiesa del Santo Volto e Mario Botta. Këto, dhe ndërtesat e tjera, që lindin nga projekte të konvertimit të ndërtesave historike apo industriale jo funksionale nuk janë veçse shembuj se si qyteti po transformohet falë emrave të mëdhenj të arkitekturës.