Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > nje tv rinor europian. merr pjese edhe komuna e torinos

Nje tv rinor Europian. Merr pjese edhe Komuna e Torinos

Publikuar 8.10.2009

Europocket TV Italia eshte versioni italian i nje kanali dixhital prodhuar ne Spanje ne 2006-ten. Seksioni Italian merr jete nga nje projekt i Fondacionit Moderni, me kontributin e Ministrise se Rinise, te Rajonit Lazio dhe Provinces se Pesaro-s e Urbino-s dhe mbush sot tre vjet nga realizimi i tij.

Europocket TV ka mbi qindra mijera shikues ne te gjithe Europen dhe eshte i pari web TV europian me informacione per te rinjte i cili flet per kulture, politike, prespektiva dhe stile jete qe u tregohen te rinjve ne stilin e tyre dhe nga pika e tyre e veshtrimit. Reportazhe, lajme dhe informacione te ndryshme ne kater gjuhe te huaja, per ti dhene ze Bashkimit Europian dhe te rinjve te tij, me nje stil te qarte, direkt dhe terheqes.

Nje veshtrim lokal e global mbi Europen qe nepermjet potencialit te web 2.0 qe perdoret per te dhene informacione, shkembyer videoh, komentuar materialet e ndryshme, me nje kendveshtrim drejtuar temave te dialogut interkulturor, te nenshtetesise europiane dhe te zhvillimit.

Zyrat qendrore kane bazen e tyre ne Spanje ne Rajonin Valencia-s, me dhjetera reportere nga e gjithe Europa, qe marrin pjese ne kete projekt, edhe nepermjet programeve si Erasmus e Leonardo.

Fale pjesemarrjes te shume istitucioneve lokale, sot Europocket TV mberrin edhe ne Itali, me 12 redaksi ne territorin kombetar dhe 24 reporter te rinj te impenjuar qe ne fazen e pare te procesit me objektivin per te perhapur ate qe ndodh mbi brezin e sotem neper qytetet tona ne nje dimension europian ne 4 gjuhe te huaja.

Territoret e para qe kane optuar per kete projekt jane Rajoni Lazio, Provinca Pesaro dhe Urbino, Provincat Ascoli-Piceno e Fermo, Mantova, Firenze, Lucca dhe Pistoia, Komuna e Torino-s, Milano dhe Rajoni Veneto.