Muzeu i artit oriental eshte pjese, bashke me Galerine e Artit Modern dhe Kontemporan, Muzeun e Artit Antik dhe Borgo Medievale, e Fondazione Torino Musei qe zyrtarisht eshte themeluar ne 26 korrik 2002.
Bashkia e Torinos ka vene ne dispozicion te muzeut te ri Palazzo Mazzonis, ndertese ne pronesi te saj qe gjendet ne kryqezimin e via S.Domenico dhe S. Agostino. Punimet per ristrukturimin e nderteses u permbyllen ne muajt e pare te vitit 2008. Muzeu i njohur me akronimin MAO, eshte nje nga destinacionet e shume vizitoreve dhe turisteve ne Qytet.
Nder koleksionet e muzeut mund te permendim:
Gandhara
Ne planin gjeografik, Gandhara perkufizon nje zone mes Afganistanit dhe Pakistanit veriperendimor. Po ky term percakton edhe prodhimin artisktik te frymezuar nga budizmi qe lulezoi ne ate zone mes shekullit te dyte para Krishtit dhe shekulit te peste pas Krishtit.
India
Ne kete pavion jane te perfshira vepra te frymezuara nga induizmi dhe budizmi. Keto vepra e kane prejardhjen e tyre nga Kashmiri, India, Pakistani oriental dhe nga Sri Lanka. Vepra ne gur, bronx, balte te pjekur dhe vizatime ne pambuk pershkojne nje interval kohor nga shekulli i dyte para Krishtit deri te shekulli XIX-te.
Azia Juglindore
Prodhimi artistik i zones qe perfshin Tailanden, Birmanine, Laosin, Vietnamin, Kamboxhian dhe Indonezine, edhe pse pasqyron nje ndikim te forte indian, shfaq konvencione ikonografike dhe tipare stilistike qe varen nga historia kulturore e ketyre vendeve.
Kina
Historia mijeravjeçare e Kines dhe hapesira e pafund e sundimit te saj kane sjelle ne drite nje larmi te madhe rrymash artistike. Gjithsesi, centralizimi i strukturave te saj politike te dhe lidhja organike e modeleve te saj kulturore bejne te mundur dhenien e nje perfaqesimi thellesisht te njetrajtshem.
Gjithashtu ne muze ka pavione te veçanta per sa i perket Japonise, Himalajave dhe Islamit.
Ne kete te fundit ekspozohen vepra qe e kane prejardhjen e tyre nga Lindja e Mesme, Persia, Turqia dhe republikat ish sovjetike te Azise Qendrore. Ne koleksione perfshihen vepra ne bronz, qeramike, doreshkrime ne te cilat del ne pah ne menyre te veçante vlera estetike e kaligrafise.
Adresa e Muzeut eshte:
Via San Domenico 9-11
10122 Torino
Tel. 011.4436927
Orari
Nga e marta deri te dielen: ora 10 – 18
Te hene mbyllur. Biletaria mbyllet nje ore me pare se mbarimi i orarit te vizitave.
Çmimi i biletes: 7.5 euro i plote, i reduktuar 6 euro
Hyrje e lire te marten e pare te muajit (nese nuk eshte dite feste).