Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture > mole antonelliana simboli i qytetit

Mole Antonelliana simboli i qytetit

Publikuar 12.5.2009

La Mole Antonelliana eshte monumenti simbol i Qytetit te Torinos. Gjendet ne qendren historike te tij, ne brendesi te lagjes Vanchiglia dhe merr emrin e arkitektit qe e ndertoi, Alessandro Antonelli. Lartesia e saj arrin ne 167,5 metra dhe aktualisht eshte ndertesa me e larte e qytetit. Ndertimi i saj filloi ne vitin 1863 ne vendin ku ishte nje nga bedenat e murit rrethues te qytetit, te shkaterruar nga Napoleon Bonaparte ne filllim te shekullit te 18.
Fillimisht duhej te ishte nje sinagoge, ne fakt ishte momenti kur Carlo Alberto, kishte lejuar lirine fetare te besimeve jo katolike dhe komuniteti hebraik deshironte te ndertonte nje tempull me nje shkolle ne brendesi te tij.

Perzgjedhja e Antonellit si arkitekt ishte jo shume fatlume per komunitetin hebraik, pasi ai propozoi dge realizoi menjehere nje sere modifikimesh ne projektin fillestar prej 47 m te larte, duke e çuar keshtu ne 113 m lartesine e kupoles. Keto ndryshime dhe zgjatja e tepruar e kohes se ndertimit, po keshtu edhe rritja e ndjeshme e kostos se ndertimit, nuk u pelqyen nga hebrenjte qe e financonin dhe keshtu ne vitin 1869, per mungese fondesh, Antonelli mbaroi punimet dhe ndertoi nje çati te perkohshme per Molen.

Ne vitin 1873 behet perfundimisht nje shkembim me Qytetin e Torinos (Komunen). Qe i ofroi komunitetit hebre nje terren tjeter ku mund te ndertonin sinagogen. Keshtu Komuna merr ne ngarkim ndertesen dhe vendos t’ia kushtoje ate mbretit Vittorio Emanuelle II.

Antonelli rifilloi ndertimin e vepres, dhe me nje sere ndryshimesh te tjera e çoi lartesine deri ne 167, 5 metra( duke llogaritur edhe shtesen ne maje: statujen 4 metershe), duke bere keshtu qe ky ndertim te ishte ndertesa me e larte me ndertim murature, ne Europe.

Antonelli punoi per Molen deri sa vdiq, deri ne moshen 90 vjeçare ai hipte vete deri ne lartesite me te medha te saj per te verifikuar mbarevajtjen e punimeve me ndihmen e nje ashensori rudimental. Por ai nuk arriti te jetonte deri ne perfundim te punimeve dhe inaugurimin e vepres se tij qe u be rreth nje vit pas vdekjes se arkitektit. Punimet i mbaroi i biri, Costanzo Antonelli dhe ambientet e brendshme u dekoruan nga nje nxenes tjeter i te atit arkitekti Annibale Rigotti. Si perfundim ndertesa u inaugurua si Muze i Rezistences ne vitin 1889.

Pasi u trasferua Muzeu i Resistences ne Pallatin Palazzo Carignano, rreth viteve 1960-1990, Mole ka qene perdorur si “ballkon i qytetit” (fale ashensorit te saj), perveç ekspozitave te ndryshme qe hapeshin ne ambientet e brendshme . Interesi i qytetit dukej se po ulej nga mungesa e nje lidhjeje me direkte me ndertesen e veçante.

Por pas 4 vjetesh mbyllje per ristrukturime te nevojshme(1996-2000), per rinovimin e ashensorit u eliminuan pjese te harqeve mbartese me cemento. Mole u trasforma dhe u be qendra e perhershme e Muzeut Kombetar te Kinemase, ne te cilin ndodhen makinerite optike/pre-kinematografike (lanterna magjike), pjese te ardhura nga materialet e perdorura ne xhirimin e filmave te pare italiane por edhe te tjera prodhime kinematografike.Muzeu eshte padyshim nje nga pikat me te preferuara te vizitave ne Torino te turisteve te ndryshem.

Qe prej 1998, me rastin e rikonfirmit te ndriçimit te mjediseve te qytetit te manifestimit "Luci d'Artista", perbri kupoles mund te shihet me se miri nje istallim i Mario Merz, fluturimi i numrave.

Ashensori i pare brenda Moles u ndertua ne vitin 1964. Nersa ne 1987 u ndertua nje impiant i dyte i cili funksionoi deri ne vitin 1996, pikerisht atehere ku Mole u be seli e perhershme e Muzeut Kombetar te Kinemase. Aktualisht ashensori panoramik , i cili mirembahet prej GTT e funksionon qe prej korrikut te 2000, eshte i perbere nga parete te tejdukshme prej kristali, dhe ulet e ngrihet prej 4 litareve prej çeliku te cilet levizin te komanduara. Nje xhiro e kabines se ashensorit behet ne 1 minute me shpejtesi te 5 km/h (1,5 m/s).

Mole Antonelliana ne YouTorino

 

Fotoblog Torino 5 maggio 2009