Publikuar 22.9.2008
Ne bibliotekat e Torinos do te jete ne dispozicion nje seri e rendesishme titujsh ne gjuhen shqipe te autoreve me te njohur te letersise per te rritur dhe femije.
Nje projekt i ri i shoqates "Vatra" te Torinos, "Vatra Arberesh" te Chierit dhe i Bibliotekeva e Qytetit te Torinos do te prezantohet diten e merkure 24 shtator ne ora 18.00 ne ambientet e bibliotekes “Italo Calvino” – Lungo Dora Agrigento 94. Projekti "Via Egnatia- Passaggio a Est", parashikon krijimin e seksioneve me libra ne gjuhen shqipe ne dispozicion te lexuesit shqiptar me banim ne Torino. Do te mund te lexohen lehtesisht autoret me te mire shqiptare, pa pasur nevoje te porositen ne Shqiperi, ose te priten pushimet verore per ti blere ne vendlindje librat me te rinj shqiptare.
Ne prezantimin e ketij projekti do marri pjese edhe Visar Zhiti, autor i njohur i letersise se sotme shqipe, nje nga poetet me te njohur shqiptare dhe njekohesisht Minister Keshilltar dhe Atashe Kulturor i Ambasades Shqiptare ne Rome.
Ne stilin e aktiviteteve te Vatres, do te vijojne:
- intermexo muzikore e violinistes Erjola Gripshi, talent i ri muzikor, gjithmone e me e pranishme edhe ne Teatrin La Scala te Milanos,
- interpretim nga aktorja Irma Mali i disa pjeseve te njohura nga krijimtaria e poetit Visar Zhiti
- aperitiv gastronomik i ofruar nga shoqata Vatra
Projekti "Via Egnatia- Passaggio a Est"
Autoret me te mire te letersise dhe publicistikes klasike shqipe si: Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli, Naim Frasheri, Migjeni, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci etc, por edhe ata bashkekohore si Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Spanjolli, Dones, Hatibi e Ahmeti do te jene me botimet e tyre me te mira ne sallat e leximit ne bibliotekat e lagjeve te Torinos. Kjo do te jete edhe vitrina me e madhe e librit shqip jashte territoreve te banuara nga shqiptare.
Njohja e letersise se vendlindjes, eshte nje nga objektivat kryesore te ketij projekti, te cilin Sistemi Bibliotekar i Qytetit e sheh si nje aksion te domosdoshem per ti dhene bibliotekave edhe rolin e bashkebiseduesit me qytetaret shqiptare. “ Eshte e domosdoshme qe t’u jepet mundesia bashkatdhetareve tane, sidomos te rinjve, qe te njohin ne kohe reale gjithçka te bukur dhe cilesore qe ofrojne autoret shqiptare” – thote per redaksine e Edicionit Shqip te Torinos, Benko Gjata nje nga koordinatoret e projektit per Shoqaten “Vatra” i cili me pas shton se - “ nuk mund te kete integrim te shendetshem pa njohur dhe vleresuar se pari vetveten dhe kulturen tende. Dhe kush me mire se libri shqip te ben ta njohesh ate?”. Nevoja per art dhe letersi dinjitoze, eshte bashkeudhetare e rruges drejt integrimit te plote ne shoqerine italiane dhe duket se kerkesa kryesore e rezidenteve shqiptare ne kete zone, ashtu si ne gjithe Italine, nuk eshte me ekonomike, por kulturore dhe artistike.
Komuniteti shqiptar i Torinos
Torino eshte bere kohet e fundit nje qender e aktiviteteve te botes te artit dhe te letrave shqipe. Fale veprimtarive te organizuara nga shoqatat e territorit, ka pasur nje prani te dendur te personazheve nga bota shqiptare e artit dhe e kultures, te cilet kane qene te pranishem ne takime, konferenca e spektakle per nje publik te ri shqiptaro-italian. Ky territor dhe ky publik ka shfaqur nje interes gjithmone e me te madh per kulturen dhe artin bashkekohor shqiptar. Kjo dukuri qe verehet ne te gjithe jeten sociale dhe kulturore te shqiptareve te Italise, vjen padyshim nga nje nevoje ne rritje per produkte kulturale por dhe nga nje grade e larte integrimi qe karakterizon qytetaret shqiptare me banim ne Itali. Te pranishem ne keto takime edhe shume qytetare italian dhe te kombesive te tjera, kurioze per t’u njohur me kultura te reja.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)