Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture

Konkursi Internacional Qender- Periferi per artistet e rinj

Publikuar 16.6.2008

Konkursi internacional Federculture per artistet e rinj, qe ka per qellim promovimin e krijimtarise ne lemin e artit kontemporan, favorizon rritjen e pikave te kontaktit ne fushen e kultures dhe i jep permasa me te gjera njohjes dhe vleresimit te proceseve te ndryshimit qe po ndodhin ne shoqerine tone, njohje qe percillen nepermjet gjuhes artistike.

Konkursi synon ti jape jete nje njohje sa me te thelle te artit kontemporan, ne logjiken e nje shkembimi mes kulturave te ndryshme dhe promovimit te talenteve te rinj.

Permes konkursit do dalin ne pah dhe do vleresohen artiste te rinj qe bien ne sy prej veprimtarise novatore te kerkimit dhe eksperimentimit mbi gjuhen shprehese kontemporane.

Komiteti nismetar do te perhape lajmin per konkursin dhe do te zgjedhe deri ne 5 artiste qe shprehin me mire realitetin territorial. Pas regjistrimeve, anetaret e Komiteti Nismetar do te percjellin propozimet e tyre prane selise se Federculture, Piazza Cavour, 17 - 00193 Roma, Tel. 06.32697511, arte@federculture.it - www.federculture.it

Artistet kandidate per Torinon dhe Piemonten duhet te percjellin materialet e kerkuara brenda dhe jo me tej ores 12.00 te dites se marte 8 korrik 2008 prane: Città di Torino, Divisione Servizi Culturali, Settore Arti Visive, Ufficio Creatività e Innovazione - via San Francesco da Paola 3, 10123 Torino - Tel. 011.4430045/10

Kushtet dhe modalitetet e pjesemarrjes

1. Konkursi eshte i hapur ndaj artisteve:

a) te te gjithe kombesive;

b) lindur pas 1 janarit 1973;

c) qe operojne ne fushen e arteve vizive.

d) qe kane hapur me pare minimumi 1 dhe maksimumi 4 ekspozita personale.

e) qe shprehin realitetet territoriale qe i prezantojne.

2. Artistet kandidate duhet ti percjellin Entit Nismetar kompetent per territorin:

a) kerkesen per pjesemarrje te firmosur;

b) Curriculum vitae – adresen e plote, nr. tel, adrese e-mail dhe aktivitete ekspozuese ne fushen artistike.

c) Fotografine e vepres qe do te prezantohet ne konkurs te stampuar me ngjyra( permasat minimale 10x15, permasat maksimale 20x30)

d) Dy foto te dy veprave te tjera si mbeshtetje ikonografike ndaj vepres qe do paraqitet;Pas fotos dueht te jete emri i kandidatit dhe titulli i vepres se paraqitur.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)