Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture

Jazz-i në Shkodër

Publikuar 20.6.2008

SHKODËR, 20 qershor 2008 – Fundjavën e parë të muajit korrik planifikojeni ta kaloni në Shkodër.
Eileina, këngëtarja e njohur britanike e muzikës soul dhe Diego Borotti Quartet do të jenë nga grupet dhe artistët që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të Shkodra Jazz që do të zhvillohet nga data 2 deri në datën 5 korrik në Shkodër.Ky është edicioni i katërt i Shkodra Jazz Festival, i cili nisi në vitin 2005 për kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj.

“Më kanë folur për atmosferën që krijohet në këtë festival të ri jazzi, dhe pranova menjëherë të marr pjesë sepse i afrohet mënyrës se si e jetoj unë vetë muzikën,” thotë Eileina, njëra prej yjeve më të njohura të muzikës soul sot në botë, e cila ka kënduar edhe përkrah Paul Young-ut dhe Zucchero “Sugar” Formaciani-t. Në festival do marrin pjesë dhe duoja Manomanouche nga Torino, që luan muzikë Gypsy Jazz me dy kitara akustike. Ne fakt, festivali ka nisur me kohë. Një nismë, Shkodra Jazz in Tour, ka perfshirë shumë muzikante që kanë marrë pjesë në të në aktivitete në Cuneo dhe Torino në Itali, Rosenheim të Gjermanisë, dhe përfundon në një konferencë për shtyp në Aeroportin Nënë Tereza në datë 3 korrik.

Ai administrohet nga Shoqata Kulturore Rrok Jakaj dhe Optional Music International, dhe ka për synim të ringjallë “ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë të lashtë muzikore dhe artistike si Shkodra, dhe për ti rikthyer një ‘kolonë zanore’ që ta përfaqësojë në të gjithë evolucionin e vet krijues.

”Veprimtaria e sivjetshme mbështetet nga kompania e telefonisë celulare AMC, Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, Tiranë, Bashkia e Shkodres dhe disa nga restorantet dhe baret më të njohura të qytetit.Për më shumë hollësi drejtohuni në faqen e internetit: www.shkodrajazz.com, ose kontaktoni me Florian Jakaj në press@shkodrajazz.com, ose me Ardian Dodanin në numrin e telefonit + 355(0)692073160

© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)