Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > kulture

I dashur armik ne Torino

Publikuar 12.9.2008

Nje spektakel i pazakonte per banoret qe jetojne ne afersi te Piazza Cerignola, ne zemer te Barriera di Milano. Lagja me multietnike e Torinos u mbush te henen ne mbremje, me date 8 shtator, me grupe qytetaresh nga i gjithe qyteti, te cilet ndoqen projektimin e filmit “I dashur armik” te Gjergj Xhuvanit.

Ne sheshin e mbushur plot me spektatore, regjisori i ardhur enkas nga Shqiperia per te prezantuar filmin, pershendeti te pranishmit dhe iniciativen e ndermarre nga Shoqata Vatra dhe Spazio 313, per te çuar kinemane ne rruget dhe sheshet prane qytetarit. Ne kete takim ai shoqerohej nga bashkeshortja dhe protagonistja femerore e filmit, aktorja Luiza Xhuvani, nje nga ikonat e kinematografise se re shqiptare.

Filmi “I dashur armik” merr shkas nga nje histori e vertete e ndodhur ne vitet e luftes se dyte boterore ne familjen e regjizorit Xhuvani. Fati bashkon, te fshehur ne bodrumin e nje tregtari qyteti: nje partizan, nje ebre, nje italian dhe nje kolaboracionist, te gjithe te rrezikuar nga hyrja e trupave gjermane ne Shqiperi, pas kapitullimit italian te shtatorit ‘43. Te gjithe ia hedhin per mrekulli rrezikut per jeten, perveç te zotit te shtepise per te cilin rezervohet nje finale e papritur.

Shfaqja e filmit u pasua nga nje dialog i hapur me regjizorin, gjate te cilit pjesemarresit, shqiptare, italiane dhe te kombesive te tjera, paten mundesine te diskutonin mbi tematiken e trajtuar ne film. I pyetur mbi episodet me te spikatura dhe mbi te gjitha mbi finalen suprize, Xhuvani u pergjigj se ka dashur te shprehe qarte, ndonese me ironi, se ne Shqiperi, me largimin e nje ushtrie pushtuese, per fatin e keq te banoreve te ketij vendi, po instaurohej nje tjeter regjim antinjerezor.

Filmi prek disa tematika qe tingellojne shume aktuale, ne jeten e perditshme te qytetareve te huaj qe banojne Torinon, si toleranca, kozmopolitizmi, bashkjetesa dhe solidariteti njerezor. Ngacmimi intelektual dhe ironia e holle kalon tek spektatori mesazhe te rendesishme pa e ngarkuar ate me ideologji.

U vu re prania e madhe e te rinjve shqiptare te brezit te dyte ne kete aktivitet, te cilet priten me interes kontaktin direkt me regjizorin dhe me artisten e mirenjohur. Titrat ne gjuhen italiane ndihmuan edhe publikun jo shqiptar te ndiqte dhe te njihte nga afer krijimin e sukseshem te kineasteve shqiptare.

"Kjo eshte vizita ime e pare ne Torino. Prisja te gjeja nje qytet te zymte e pa ngjyra, sic jane rendom qytetet qe klasifikohen si industriale, por Torino me ka surprizuar. Qyteti ka shume drite dhe gjalleri", thote Gjergji Xhuvani ne nje bisede me operatore te Shoqates Vatra. Pershtypje i ben nga Torino edhe siperfaqet shumta te saj me gjelberim.
Ai shprehet se tani po punon ne nje film te ri italo-shqiptar, i cili ashtu si i dashur armik merr shkak nga nje histori e vertete dhe ambientohet ne nje moment nderrimi epokash e sistemesh si ai i viteve '90 ne Shqiperine e sapodale nga diktatura komuniste.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)